Lifestyle
Tirana

Inaugurohet në Katar qendra luksoze Alhazm, 825 milionë dollarë investim (VIDEO)

27 Dhjetor 2018, 09:33| Përditesimi: 27 Dhjetor 2018, 09:45

  • Share

Në Doha, kryeqytet i Katarit, pas tetë vitesh pune, është hapur qendra luksoze Alhazm, një investim prej 825 milionë dollarësh. Në 55 mijë metra katrorë hapësirë ka gjetur vend edhe një riprodhim i Galerisë "Vittorio Emanuele" në Milano, ndërtim i shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Investimin me vlerë 825 milionë dollarë, gjiganti i pasurive të paluajtshme Al Emadi Enterprises, ia ka besuar një ekip të përbërë nga 15 arkitektë, detyra e të cilëve ishte projektimi i një zone që do të ishte miksim i shoping, kulturës dhe artit.

E ashtuquajtura "Style Vie" është frymëzuar nga galeria milaneze "Vittorio Emanuele" një nga markat më të mira në botë përsa i përket modës, bukurisë dhe mënyrës së jetesës. Por nga Italia, në qendrën luksoze "Alhazm" ka shumë më tepër: rreth 45 mijë ton mermer i Carrara-s, janë përdorur për ndërtimin e shëtitoreve dhe shesheve që janë inspiruar nga arkitektura e Rilindjes.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?