Inaugurohet pas rikonstruksionit Teatri “Bylis”, Astrit Hasani: U realizua një ëndërr

1 Maj 2019, 16:01| Përditesimi: 1 Maj 2019, 16:13

  • Share

Teatri “Bylis” i Fierit çel sezonin e ri teatror. Janë shtatë premiera, që do të ngjiten në skenë e sapo rikonstruktuar të këtij teatri. Salla bashkëkohore mbrëmjen e djeshme u inaugurua me shfaqjen “Terror” me regji të Gëzim Kames. Drejtori i këtij institucioni, Astrit Hasani, shprehet se këto ambiente u mundësojnë aktorëve dhe artdashësve që frekuentojnë teatrin, një skenë, ndriçim, foni edhe akustik moderne.

 “Them që u realizua jo vetëm një ëndërr e jona, edhe e brezave që do të vijën, por edhe e atyre që kanë kontribuar në këtë teatër. Aktivitetet artistike që do të jenë këtë sezon janë të shumta, ndërsa trupat teatrore më të mira edhe të teatrove të rretheve do të ngjiten në këtë skenë për publikun e Fierit, edhe për artdashësit nga mbarë vendi”, shprehet drejtori i Teatrit “Bylis” Astrit Hasani.

Shfaqja “Vrasës apo hero? Ti vendos! Terror” e autorit Ferdinand Von Shirach me regji të Gëzim Kames është premiera e parë që kërkon të kthejë tek publiku, shkëlqimin e dikurshëm tw teatrit.

“Është kënaqësi që të marrësh pjesë në këtë inaugurim të këtij teatri. Ndërsa, janë mbyllur lojërat e fatit, kazinotë po hapen salla teatri, siç është në Korçë, Tiranë edhe sot kjo këtu në Fier. Për mua është një kënaqësi dhe rast i rrallë, që të inaugurojë me një shfaqje timen këtë sallë të miqve të mi, kolegëve të Fierit, por edhe te personaliteteve të mëdha, që ka nxjerrë kjo skenë dikur. Duke kujtuar Pëllumb Kullën, kujtoj të gjithë shokët, që kanë bërë histori në skenën e këtij teatri”, shprehet regjisori Gëzim Kame.

Teatrit “Bylis” iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë nga bashkia e Fierit. Në skenë janë ngjitur trupat më të mira teatrore vendase edhe të huaja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?