Ekonomi

Inaugurohet salloni më i ri i Toyota në Shqipëri, ALTO sh.p.k licencohet si distributor zyrtar

16 Qershor 2018, 14:36| Përditesimi: 16 Qershor 2018, 14:46

  • Share

Partneri i ri i Toyota për Shqipërinë është ALTO sh.p.k, pjesë e Sigal Business Center. Falë kësaj marrëveshjeje, të gjithë klientët dhe përdoruesit e makinave Toyota kanë mundësi që të zgjedhin modelet më të mira Toyota në sallonin e ri ku ofrohen të gjitha shërbimet, që nga shitja deri tek shërbimet cilësore. Eleganca, teknologjia dhe fortësia janë ato që e kanë bërë Toyotën si brandin numër 1 më të shitur në mbarë globin.

Eleganca e makinave Toyota është inauguruar sot në sallonin më të ri në Shqipëri nga ALTO sh.p.k, pjesë e Sigal Bussines Center. Falë marrëveshjes ku ALTO sh.p.k licencohet si distributor i Toyota’s në Shqipëri të gjithë klientët dhe përdoruesit e këtyre makinave kanë mundësi të zgjedhin modelet më të mira në sallonin e ri të Toyota. 

Në ceremoninë e inaugurimit mes pjesëmarrësve të shumtë ishin të pranishëm edhe ministri i mjedisit Blendi Klosi, ambasadori i Japonisë në shqipëri Makoto Ito dhe personalitete të lartë të politikës dhe biznesit. Avni Ponari, president i ALTO sh.p.k shprehet se filozofia e tyre është shërbimi ndaj klientit. 

“Filozofia jonë është shërbimi ndaj klientit, që nga prezantimi i automjeteve në sallon, dhënies së informacionit të plotë për çdo model, asistenca pas shitjes dhe kryerja në kohën më optimal të këtyre shërbimeve. Përgjatë eksperiencës sime dhjetra vjeçare në menaxhimin e bizneseve të suksesshme, kam kuptuar se bashkëpunimet më të suksesshme janë ato ku ka shumë punë, përkushtim, korrektesë dhe besim dhe jam i kënaqur që bashkëpunimi me Toyota i ka të tilla cilësi që prej fillimit”. 

Avni Ponari, president i Alto sh.p.k

Drejtori i Toyota Balkans, Vayios Dotsikas shprehu bindjen e tij se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota’s në Shqipëri. 

“Jemi të sigurt se Toyota Balkans, importuesi zyrtar dhe distributor për rajonin, do të vazhdojë të mbështesë vazhdimisht zhvillimin e markës Toyota në vend. Jam i sigurt se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota në Shqipëri. Bashkëpunimi i dy shteteve në fushën e biznesit sjell frymë pozitive, janë këto fjalët e thëna në përshëndetjen e ambasadorit të Japonisë në Shqipëri. 

Vayios Dotsikas, Drejtor i Toyota Balkans

Unë jam shumë i lumtut të di që ky brand japonez po mirëpritet në Shqipëri. Pas ditës së sotme shpresoj se do të shoh akoma më shumë makina toyota këtu. Ne të gjithë e dimë se ky investim i prezantuar këtu sot është tepër kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit me anë të kontributit që jep e hapjes së vendeve të reja të punës.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito

Të gjitha shërbimet që nga shitja e automjeteve deri tek shërbimi cilësor e dinjitoz do të jenë të ofruara në sallonin e ALTO sh.p.k
Eleganca, komoditeti si dhe fortësia e kanë bërë të padiskutueshme Toyotën si brandin nr. 1 më të shitur në mbarë globin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?