Etleva Kondi, ish drejtoreshe e ministrisë dhe mjedisit, anëtarë e Komisiomit të Vlersimit të Ofertave për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, është paraqitur sot në GJKKO, ku kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Bashkë me të ndryshim mase ka kërkuar edhe ish anëtari tjetër I KVO-së, Pellumb Abeshi. Por Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit, për rrëzimin e masës së sigurisë së 'arrestit shtëpiak'.
Elteva Kondi ish-anëtare e komisionit që firmosi kontratën koncesionare për inceneratorin e Elbasanit e Fierit, u ndalua nga policia me 9 prill të 2022. Sipas Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest shtëpie”, Kondi ishte shpallur në kërkim prej disa javësh. Ndërsa vetë ajo nëpërmjet avokatit të saj deklaroi se nuk i është shmangur drejtësisë, por ka qenë në Itali për arsye shëndetësore, dhe sapo është kthyer është vetëdorëzuar në polici.
Për aferën e inceneratorëve, në burg janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, deputet i PS-së, Alqi Bllako, dhe për 12 zyrtarë të tjerë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Etleva Kondit, për rrëzimin e masës së sigurisë të arrestit shtëpiak ndaj ish anëtares për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.