Aktivisti Adriatik Lapaj në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ka komnetuar cështjen e inceneratorëve. Për gazetarin Ilir Babaramo, aktivisti Lapaj thotë se në këtë rast nuk kemi një vepër penale të zakonshme por kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
“Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal. Nuk është vepër penale e zakonshme. Kemi grup të strukturuar kriminal se duket qartë që veprimi kriminal ka qenë në disa nivele dhe në dukje i koordinuar për të përvetësuar paratë publike”, tha Lapaj.
Lapaj tha se ka qenë personi i parë që është vënë në hetim pasi ka protestuar për inceneratorin e Fierit.
“Kam qene i pari që jam proceduar i pari për inceneratorët. Përballe parlamentit jam proceduar pasi protestova për inceretorin e Fierit. Indicia ishte e qartë, e thjeshtë shume kuptimplote, me jepte nuancën e pata perceptimin. Tani është e plotë. Nuk mund të ndërtosh incerneratore në tokë të kategorisë së parë të bujqësisë. Në një pronë e një familjeje te caktuar, tokë private. E treta kam qene avokat qe kam paditur bashkinë e fierit per fushën e grumbullimi të Sheçit,” u shpreh Lapaj.
Ndërkohë, avokati Genc Gjokutaj thotë se PS po e mban pushtetin me dhunë.
“Nga këto skandale o janë politikanët autor, ose ikin nga detyra për një skandal që s’ka të bëjë me të. Është investuar në këtë punë, se një njeri serioz nuk vete të vjedh siç po vidhet tek inceneratorët. Përse nuk ecën çështja, sepse është deformuar dhe asgjësuar kuptimi i termit të pasojë. Është tentuar të kthehet në problem kadastral, por asnjëherë nuk është artikuluar se sa lekë ikin në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe kush janë personat që e përfshirë.
Ka ardhur koha. Mos kujtoni se është dashuri e njerëzve, e dinë se ca është. Mendoni ju se njerëzit donin regjimin e Enver Hoxhës që dilnin dhe votonin që në 6 të mëngjesit. Sot po mbahet me dhunë pushteti. Pyesni njerëzit, ka dy javë, kë kanë parë, si janë kërcënuar, çfarë u është thënë. Nuk del llogaria, vetëm me këtë bandë politike pushteti konsumohet dhe këtyre iu rriten votat.
Për avokatin Jordan Daci përgjegjësia për skandalin e inceneratorëve është politike dhe se duhet të ndërpriten pagesat.
"Përgjegjësia është politike. Të ndërpritej pagesa e këtyre pagesave korruptive", tha Daci.