Të gjithë kaosin e krijuar të enjten, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme, u munduan ta qartësojnë një ditë më pas me dy njoftime zyrtare, disi kontradiktore, duke lënë sërish pikëpyetje mbi arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako, të vënë në akuzë për aferën e inceneratorit të Fierit.
Policia e Shtetit thotë se Alqi Bllako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që prej mbrëmjes së të enjtes, duke hedhur poshtë çdo pretendim që u ngrit nga mungesa e informacionit zyrtar, se ish-deputeti mund të ishte arratisur. Por SPAK në një deklaratë, thotë se masa e “arrestit me burg” që GJKKO caktoi të enjten pas dreke, është ekezkutuar nga policia në orën 03:30 të mëngjesit të 1 prillit.
Në mesin e këtyre pikëpyetje që njoftimet zyrtare lënë, Report Tv mësoi përmes burimeve konfidenciale, se Bllako është paraqitur i vetëm në drejtorinë e policisë pak para mesnate, dhe më vonë ka shkuar edhe avokati, Sokol Hazizaj. Shkresat zyrtare për ekzekutimin e vendimit të gjykatës janë mbyllur në orët e para të mëngjesit.
Asnjë autoritet, përfshirë dhe avokatin e Alqi Bllakos, nuk bënë asnjë përgënjeshtrim kur të enjten në mëngjes mediat nisën të raportojnë përmes informacioneve nga burime jo zyrtare, se deputeti që hoqi dorë nga mandati, ishte arrestuar në banesën e tij në rrugën e Elbasanit. Disa folën edhe për vetëdorëzim. Menjëherë mediat u rreshtuan për ta pritur ish-deputetin në pranga të hynte në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Por deri në orën 23:00 të 31 marsit që Report Tv qëndroi aty, Alqi Bllako nuk u paraqit, as me automjet të uniformave blu dhe as me makinë civile.
Gjatë 31 marsit, Report Tv shkoi disa herë edhe pranë banesës së Alqi Bllakos, një apartament në pallatin përballë Fakultetetit të Histori-Filologjisë. Oficerë të policisë gjyqësore dhe efektivë policie lanë pallatin duarbosh, pa arrestimin e Bllakos.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, një nga kallëzueset për aferën e inceneratorëve, e gjitha, nuk është bërë pa shkak.
“Asnjë shqiptar nuk habitet më, që Policia e Shtetit arreston në mes të natës në banesë qytetarët e thjeshtë se protestojnë por ndërkohë i duhen orë të tëra që të negociojë mbylljen e pazarit të dorëzimit të një deputeti të korruptuar dhe jo kryerjen e menjëhershme të arrestimit të tij”, tha Braimllari.
E dyshimtë ishte dhe lëvizja e Alqi Bllakos për t’i paraprirë mbledhjes së Këshillit të Mandateve njoftuar për pasditen e 30 prillit, aty ku në prani të prokurorëve të SPAK, deputetët anëtarë do të jepnin autorizimin për arrestimin e tij. Zgjodhi një reagim në Facebook, më 29 mars, për të njoftuar se jepte dorëheqjen dhe do vihej përballë drejtësisë për të provuar pafajësinë.
“Më datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë”, thotë SPAK.
Me dorëheqjen në rrjetet sociale, Këshilli e anuloi mbledhjen, edhe pse zyrtarisht në protokollin e Kuvendit Bllako e dorëzoi dorëheqjen 1 ditë më pas, më 30 mars, në orën 16:31. Kështu, dorëheqjen e Bllakos, Kuvendi ia bëri të ditur SPAK-ut, në orën 19:40 të 30 marsit.
Me heqjen dorë nga mandati i deputetit, Prokuroria e Posaçme nuk vonoi, dhe në të njëjtën ditë (30 mars), në orën 20:30 i kërkoi Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”. Vendimin, Gjykata Speciale e ka marrë më 31 mars, në orën 15:30 dhe në orën 15.45 i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit, që sipas SPAK, është ekzekutuar në orën 03:30 të 1 prillit.
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, një ditë pasi ai dorëzoi mandatin e deputetit. Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.
SPAK ka nënvizuar se nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Përfitimi i parregullt dyshohet se mund të jetë marrë përmes rrogës së babait të tij në një nga kompanitë e inceneratorit. Në 16 muaj, ai është paguar 14.964.900 lekë nga Inceneratori i Tiranës. Këto të ardhura janë përfituar në tre mujorin e fundit të vitit 2018, në vitin 2019 dhe në janar të vitit 2020. Por se si e ka përfituar shumën SPAK nuk e saktëson në njoftimin e tij.
Në një reagim të shkurtër për ngjarjen 2 ditë më parë, Bllako mohoi akuzat, teksa u shpreh se do të sqaroj të vërtetën para drejtësisë.
Dy ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Njoftimi i SPAK
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas arrestimit të ish- deputetit Alqi Bllako. LSI thotë se Policia e Shtetit vonoi për të arrestuar ish-deputetin e korruptuar, dhe se iu deshën kohë që të negociojë mbylljen e pazarit të dorëzimit të deputetit të korruptuar dhe jo kryerjen e mënjëhershme të arrestimit të tij.
‘Të nderuar qytetarë, afera më e madhe e pluralizmit ajo e inceneratorëve vazhdon të thellohet. Edhe përpjekja më e fundit për të shpërqendruar vëmendjen është një përpjekje e dështuar. Asnjë shqiptar nuk habitet më, që Policia e Shtetit arreston në mes të natës në banesë qytetarët e thjeshtë se protestojnë, por ndërkohë i duhen orë të tëra që të negociojë mbylljen e pazarit të dorëzimit të një deputeti të korruptuar dhe jo kryerjen e menjëhershme të arrestimit të tij.
Asnjë tentativë e tillë nuk mundet të tërheqë vëmendjen nga përgjegjësit e vërtetë të kësaj mega vjedhjeje.
Edi Rama, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi, Damianin Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Armando Subashi. Çdo vonesë nga ana e SPAK për vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe ideatorëve të kësaj skeme vetëm sa e rëndojnë pozitën e SPAK dhe nuk zbardh të vërtetën para qytetarëve.
Faktet tashmë janë të njohura për të gjithë shqiptarët dhe fakte të tjera kanë dalë dhe do vijojnë të dalin. Drejtësia me regji, e cila ka prej më shumë se një viti që qëllimisht zvarrit dhe nuk vepron ka bërë që inceneratori i Tiranës të vazhdojë të paguhet me pagesa shumë milionëshe në llogari të pronarëve mafiozë në arrati. SPAK, me mosveprim në vend që të zbardhë e thellon skandalin.
Përgjegjësit shtetëror dhe kompanitë e pastrimit të parave janë të gjithë të lirë gjithashtu dhe pronarët e inceneratorëve në arrati vazhdojnë të paguhen me miliona nga qeveria e rilindjes ndërkohë që për shqiptarët nuk ka para për t’i kompesuar për çmimet e ushqimeve dhe karburantit.
I kërkojmë SPAK-ut të lërë mënjanë drejtësinë me regji dhe të veprojë në mënyrë të menjëhershme mbi Edi Ramën Erion Veliaj për të zbardhur deri në fund këtë aferë.’- thuhet në reagimin e Endrit Braimllarit.
Plot mister u vesh arrestimi apo vetëdorëzimi i Alqi Bllakos në policinë e Tiranës. Përmjes një njofitmi SPAK ka sqaruar se Bllakos i është komunikuar masa e arrestit në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm, edhe pse policia ishte njoftuar për vendimin e gjykatës 12 orë më parë. Ndërkohë që nga vetë policia ka njoftuar se është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i plotë
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, në Regjistrin e Njoftimit të Veprave Penale në Prokurorinë e Posaçme me datë 18.03.2022, është regjistruar emri i shtetasit Alqi Bllako, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.
Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.
Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrej të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40) na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës parashikon se: “…mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…”.
Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.
Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.
Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.
U be ky arrestimi i ketij tipit thua se shqiperia u be nje vend me i mire se u arrestua nje deputet per korrupsion. Ku jetoni o njerez. Pffff
PërgjigjuNuk ka ndonje gje te vecante ne kete /tango/mes policise,kuvendit e Bllakos.Bllakoja ka preferuar t'a beje doreheqjen vete pasi eshte me dinjitoze per veten te ikesh vete se sa te te pushojne me ceremoni.Pastaj u vetedorezua gjate oreve te fundit te 31 Marsit dhe zgjodhi nje ore qe te mos ishin kamerat e gazetaret perreth (arsyeja kuptohet),sa ja lexuan mandaten e sa i bene burokracite e tjera,vajti ora 3:30 e mengjesit dhe kjo perkon me ekzekutimin zyrtar te urdher arrestit.Sa per heren e pare kur policia nuk e gjeti ne shtepi,kushedi,ka vene aferat e tij personale ne rregull.
PërgjigjuE rreme eshte deklarata e policise dhe jo lajmet apo hamendesimet e njerzve. Pa le shton ne deklarate "konform detyrimit ligjor" duke deshmuar afrimitet me te arrestuarin dhe ifruar mbrojtje ndaj tij. U shplafte panuklla o police idiote. Ngelet servile tere jeten.
PërgjigjuNe banken e te akuzuarve duhet te jete LSI e Mones se keta jane ushtarev qe e tradhetuan ate nuk them se jane pa faj keta qe i moren por nga ajo qe nuk i dha gje asaj ajo luftoi forte qe keta te arrestoheshin.
PërgjigjuNuk kuptoj pse SPAK nuk ka ngritur si akuzë për Bllakon edhe veprën penale të Pastrimit të Parave. Dikush duhet tja kujtoj SPAK-ut se mekanizmi i pagës së babait për të marrë paratë e korrupsionit është pastrim paraje.
PërgjigjuBravo policia. Per 12 ore ai ka pasur mundesi te vej ne Kine. Plus ja paskeni lene atij iniciativen qe te vetedorzohet.Me behet qejfi qe kemi arritur kaq shume kulture qytetare.
PërgjigjuPo qe se do ndodhte edhe largimi i Bllakos, le tè merrte edhe Ramèn me vete direkt, rrugè tjetèr nuk kishte. Kjo, nuk èshtè qeverisje, èshtè HAJDUTÈRI dhe MAKUTÈRI. "Kabineti qeveritar" do bèje mbledhjen e radhès, nè dhomat e paraburgimit tè 313 tès. Do marrin vendime tepèr tè rèndèsishme pèr tè RILINDUR birucat e burgjeve. Ndèrkohè, kryeministri do vazhdojè jashtè tè bèjè llaxoren e lagjes dhe tu thotè shqiptarève se pèrgjegjèsia, mbetet personale. Ai personalisht, nuk di asgjè, si gjithmonè. I ka ngelur "qeverisja" nè dorè, kapedanit. Shpèrthimet e bombave skandaloze, sa vijnè e i afrohen karrikes sè tij. Ai rreh gjoksin se gjoja AI E BÈRI REFORMÈN. Do jetè rasti i parè nè botè, qè dikush bèn njè reformè, pèr tè futur veten nè burg. Mbahu kapedan, mos i mbush poturet si gjithmonè tani. Dil nga darka tek Fevzi tullaci dhe bèj karagjozin prap. Aty, bota juaj èshtè akoma nè rregull. Aty je nè "gjirin e familjes kleptomane" kapedan. Ata, nuk tè thonè atè qè meriton,,,QÈ JE I DÈSHTUAR DHE I KORRUPTUAR.
PërgjigjuPo ai gazetari i famshem i Prishtes cer komenti ka per kete se dje na tha qe kish ikur Bllako ? Kur behet katunari gazetar vaj medet per median. E kam fjalen per Artan Hoxhen, ate gazetarin qe nxorri emrin e atij qe i dha lajm ne Miras per hashashin dhe pastaj e gjeten te vrare ne nje kanal ne Deevoll
Përgjigju