Inceneratori i Elbasanit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja ende në kërkim! SPAK pret përgjigjen e Policisë së Shtetit për t'i shpallur në kërkim ndërkombëtar

21 Dhjetor 2021, 11:41| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 12:23

  • Share

Ende nuk ka asnjë gjurmë për dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, të shpallur në kërkim nga SPAK, për aferën e inceneratorëve. Report Tv mëson se SPAK ende po pret njoftimin zyrtar të policisë nëse gjenden në Shqipëri apo jo, ndërsa pas përgjigjes së policisë, do të shpallen në kërkimi ndërkombëtar. Nga ana tjetër ish-ministri i arrestuar Lefter Koka, ende nuk ka paraqitur ankimim, pas vendimit të gjykatës për ta lënë në burg.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë.

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme dhënë më 12 dhjetor është vendosur edhe sekuestro preventive ndaj kompanisë “Albtek Energy” e cila fitoi tenderin inceneratorit të Elbasanit dhe kontraktoi për ndërtimin e tij kompaninë “Integrated Technology Services” dhe që sipas SPAK, të dyja kontraktuan kompania të tjera për të bërë punë fiktive. Prokuroria e Posaçme dyshon se pikërisht përmes këtyre kompanive që i ka kaluar në emra të rrethit të tij familjar ka përftituar në mënyrë të paligjshme 3.7 milionë euro ish-ministri i Mjedisit.

Hetimi i SPAK ndaj procedurave të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit është i dyti nga SPAK, më herët në 2018 ka hetuar Prokuroria e Elbasanit për korrupsion ndaj zyrtarëve të Njësisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?