Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me burg për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)

8 Nëntor, 15:11| Përditesimi: 8 Nëntor, 19:03

  • Share

Tiranë- Gjjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Elbasanit duke e shpallur fajtor edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës siç kishte kërkuar SPAK dhe rritur me 1 vit burg dënimin.

Në përfundim Ish-ministri Lefter Koka u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg. Në Shkallën e Parë,  u dënua me 8.6 vite burg, por me gjykim te shkurtuar Koka përfundimisht do të kryente 5 vite e 6 muaj burg.

Edhe për Alqi Bllakon ka ndryshim vendimi. “Apeli” i Posaçëm e shpalli fajtor për shpërdorim detyre duke e dënuar me 4 vite burg, akuzë për të cilën GJJKO e shpalli të pafajshëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i konvertohet në 2 vite e 8 muaj burgim.

Për 7 të akuzuarit e tjerë biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, në kërkim, dhe Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqon, Bardhyl Çabirin e Serafin Papën nuk pati ndryshim të vendimit duke qëndrura në fuqi ai i Shkallës së që u dha më 5 Tetor të vitit 2023.

SPAK në muajin Prill, ankimoi vendimin e GJKKO-së duke kërkuar shtimin e akuzës 'shpërdorim detyre' për të dy, si dhe prishjen e pafajësisë së shkallës së parë për Bllakon. Ndërkohë  Bllako sot u njoftua se u mor i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përbëhej me trup gjykues nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi si anëtarë.

Gjithashtu Apeli la në fuqi edhe sekuestrot e vendosura disa pronave të të pandehurve, duke i kaluar pasuritë në konfiskim, përfshi edhe shoqëritë e ndjekura penalisht. Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako zgjodhën të mos merrnin pjesë në seancën e shpalljes së vendimit

Vendimi ka lidhje me çështjen e regjistruar me nr. 35 akti, datë 16 Maj 2024, i bazuar mbi ankimin e SPAK-ut.

 

Inceneratori i Elbasanit/ Dënimet e GJKKO -së dhe Apelit të GJKKO, Sa ishin dhe si bëhen:
Lefter Koka, ish ministri i Mjedisit -  GJKKO e dënoi me 8.6 vite burg, me gjykim te shkurtuar, 5.8 vite (i ra akuza e shpërdorimit) -  Apeli e bëri 10 vite burg. Fajtor dhe për shpërdorim detyre. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6,8 vite burg
Klodian Zoto, administrator i firmës koncensionare -  GJKKO e dënoi me 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8 vite (i shpallur në kërkim) - Apeli e la në fuqi
Mirel Mërtiti, pronari i Albteckenergy, (në kërkim) - GJKKO e dënoi me10 me vite. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë  6.8 vite burg - Apeli e la në fuqi
Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit (në kërkim) - GJKKO e dënoi me 7 vite.Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite burg- Apeli e la në fuqi
Alqi Bllako, ish deputeti i PS-së - GJKKO e shpalli të pafajshëm -   Apeli e shpalli të fajshëm e dënoi me 4 vite burg. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burgim
Pëllumb Abeshi, ish drejtori i Politikave në ministrinë e Mjedisit - GJKKO e dënoi me 4 vjet. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite - Apeli e la në fuqi
Bardhyl Cabiri, ish-anëtari i Komisionit për dhënien e koncensionit nga Bashkia e Elbasanit - GJKKO e dënoi me 2 vjet burg - Apeli e la në fuqi
Jonida Zeqo, ish zyrtare - GJKKO e dënoi me 4 vjet burg, Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg - Apeli e la në fuqi
Serafin Papa,GJKKO e dënoi me 1.4 vite burg - Apeli e la në fuqi

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)  

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 09/11/2024 09:25

    Ky gjykimi i shkurtuar per çfare eshte kur asnjeri nga ata se ka pranuar fajin ?! A mund te ma spjegoje njeri ?

    Përgjigju
  • xXx: 08/11/2024 19:45

    Këtij Bllakos vetëm për emrin duhet t'i rritet dënimi...

    Përgjigju
    • xXx: 09/11/2024 00:55

      Emër dhe surrat skuthi...

    • Alqi: 08/11/2024 20:41

      Cfare ka emri?

  • Hajriu: 08/11/2024 15:34

    Lajm i mire. Po pasurite kur do ju konfiskohen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?