Për të pestën herë, Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Vonesa për kthim përgjigje e letër porosive që organi i akuzës ka dërguar në Zvicër si dhe ekspertimi i një aparati celular, u bënë edhe këtë herë pengesë për mbylljen e hetimeve për ish-numrin dy të qeverisë.
SPAK ka caktuar si afat datën 23 dhjetor për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kjo kur pritet kopsitja e dosjes për Ahmetajn, që ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.
Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish bashkëshortja e tij Albina Maçka. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.
Komente
