Zëvendës Presidenti i FSHF, Arben Dervishi është shpallur i pafajshëm për aferën e inceneratorëve të Fierit. Janë shpallur gjithashtu të pafajshëm Arjola Kodra si dhe Juri Imeraj.
Akuzat e Arben Dervishajt:
Arben Dervishaj, në kohën që ishte mbikëqyrës i punimeve tek inceneratori i Fierit, miratoi dhe pasqyroi në shtet situacione, shërbime dhe pajisje që nuk janë realizuar, për të justifikuar pagesat e kryera nga institucionet shtetërore që kapin vlerën e 4 milionë eurove. Për të kryer këtë shërbim ndaj përfituesve të aksionerëve të inceneratorëve, Dervishaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me të gjitha faturat e paguara nga Klodian Zoto. Herën e parë në 2017-ën për të parë ndeshjen Juventus-Barcelona në Torino, më pas me të bijën në Tel Aviv dhe për herë të tretë në 2019-ën po në Torino për ndeshjen Juventus-Ajax. Në këtë ndeshje, Dervishaj nuk ishte i vetëm, teksa shkoi nën shoqërinë e Klodian Zotos dhe Alqi Bllakos. Zoto, vetëm për ndeshjen, për të tre pagoi 5040 Euro.
Akuzat për Arjola Kodrën:
Alqi Bllako, aso kohe në cilësinë e Sekretari të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit favorizoi kompaninë për inceneratorin e Fierit dhe për këtë Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, të dy administratorë në kohë të ndryshme të inceneratorit të Tiranës, në paligjshmëri paraqitën si të punësuar babain e tij, Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive që kapin vlerën në total të rreth 15 milionë lekëve të reja, ose ndryshe të 6 mijë eurove pagesa çdo muaj.
Pse akuzohej Juri Ymerajt:
Nga hetimet e SPAK rezultoi se Klodian Zoto, me bashkëpunëtorët, organizuan dhe vunë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin për llogari të inceneratorit që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit TVSH-së. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.
Aso kohe Juri Ymeraj ka qenë në kërkim ndërkombëtar.
Lajmi kryesor:
Afera i inceneratorit të Fierit, GJKKO dënon me 6.8 vite burg ish-ministrin e Mjedist Lefter Koka! 2.8 vite burg për Alqi Bllakon! Dervishaj dhe 2 të tjerë të pafajshëm
G.MO//ReportTv.al