Gjykata e Posaçme i rikualifikon akuzën ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Tiranës për korrupsion te zyrtarëve të lartë në dy raste. Në seancën e kësaj te premte, gjyqtarja e seancën paraprake ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Bllakos, për rikualifikim të veprës penale, pasi sipas tyre posti i sekretarit te përgjithshëm nuk është ne nivelin e zyrtarëve te lartë.
Nga ana tjetër, prokurori i çështjen nuk ka qenë dakord, por gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e mbrojtjes.
Në seancën e datës 17 dhjetor, e njëjta gjyqtare do japë vendimin për kalimin pse jo në gjyq të Bllakos për inceneratorin e Tiranës.
Kujtojmë se Bllakos i është bërë një kualifikim i tillë i veprës penale edhe në procesin për inceneratorin e Fierit, gjyq në të cilin ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg. Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg por Bllako mori pafajësi për akuzën “korrupsion të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “korrupsion të nëpunësit publik.
Lajmi kryesor:
GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës me 12 të pandehur, mes tyre ish ministri Lefter Koka, Alqi Bllakos i rikualifikohet vepra penale
G.K/ReportTv.al