SPAK

Kronikë

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit

20 Janar, 13:53| Përditesimi: 20 Janar, 15:52

  • Share

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë sot seancën gjyqësore të shqyrtimit në themel të të pandehurve për inceneratorin e Tiranës.

Gazetarja Keti Banushi bënë me dije se shkak është bërë mugesa e prokurorit, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 janar ora 14:00. 

12 të pandehurit për aferën korruptive të incineratorit të Tiranës, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj e Silena Tola, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ish-ministrin Koka, kanë shpërdoruar detyrën.

SPAK i akuzon 12 të pandehurit për veprime të kundërligjshme në procedurën e lidhjes së kontratës së koncesionit të gushtit 2017, me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë ”.

Ndërkohë, Mirel Mërtiri dhe Klodina Zoto, të akuzuar si organizatorët e aferës së incineratorëve të Elbasanit, Fierit e Tiranës, janë aktualisht në arrati pasi kërkohen nga drejtësia shqiptare për korruptimin e një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?