Inceneratori i Tiranës, ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit paraqitet për t'u njohur me akuzën

19 Korrik, 13:58| Përditesimi: 19 Korrik, 14:13

  • Share

7 ditë pasi u lirua nga qelia e paraburgimit, ish zyrtari i ministrisë së Mjedisit Pëllumb Abeshi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku ditën e sotme iu komunikua akuza për “Shpërdorim detyre”, lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Abeshi ishte i shoqëruar nga avokati i tij Emir Beta, ndërsa qëndroi rreth 15 minuta në SPAK.

Më datë 12, Gjykata e Posaçme liroi nga qelia Pëllumb Abeshin, i cili mbahej në burg për inceneratorin e Tiranës, për shkak se përfunduan afatet e paraburgimit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?