Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: 19 kompani të tjera kanë kryer evazion fiskal, Klodian Zoto u pagua me 25 mln $ nga 'Offshore'! Sërish dy të moshuar 'kanë marrë' 1 mln $

10 Nëntor 2022, 10:12| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 11:34

  • Share

TIRANË- Inceneratori i Tiranës ka qenë edhe kësaj radhe kryefjala e takimit me gazetarët të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Edhe kësaj here, ish kryetarja e LSI-së thotë se ka nxjerrë fakte të reja të cilat duhet të hetohen pasi nuk janë aspak komplekse.

Me një mesazh adresuar kreut të SPAK, Kryemadhi u shpreh se emërtimi “hetim kompleks”, ashtu siç Kraja e konsideroi është argument qartazi politik. Po çfarë e bën të thjeshtë hetimin për inceneratorët në SPAK dhe cilat janë elementët që Kryemadhi nuk i cilëson si komplekse?

Të patën, 19 kompani të reja janë paguar me një vlerë rreth 2 miliardë lekë nga Klodian Zoto të cilat kanë kryer evazion fisal. Sipas Kryemadhit, Zoto është paguar nga Offshore deri më 25 milionë dollarë, që do të thotë se 19 milionë dollarë janë futur në xhepat e tyre.

‘Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.

Në 25 milionë dollarë që ka marrë Zoto vlera totale e gjitha e grabitur është gati 19 mln dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre. Një nga problemet më të mëdha të kësaj inceneratori zgjat 30 vite, pra deri në 2047. Qytetarët do duhen ti paguajnë edhe për 30 vite nga 10 mln dollarë në vit. (...) Mënyra sesi Rama artikulonte dje ishte presion ndaj prokurorisë.

Inceneratori i Tiranës ka paguar për udhëtime rreth 800 mijë dollarë. Këto janë pagesa të cilat prokuroria  i ka shumë të thjeshta për t’i verifikuar por nuk e bën. Prokuroria ka lejuar që në xhepat e shqiptarëve t’u vidhet 15 mln dollarë.- tha Kryemadhi. 

Edhe kësaj here, Kryemadhi ka bërë publike dy të moshuar të cilët sipas saj kanë marrë 1 milionë dollarë. Një tjetër shpjegon Kryemadhi ka përfituar nga Zoto rreth 5 milionë dollarë.

Të bën përshtypje, tre kompani njëra është bariu në Greqi që ka përfituar nga Zoto rreth 5 milion Dollarë, pas denoncimit e Haxhire Gurakuqi e Thanas… pra dy pensionistët kanë marrë 1 milion dollarë.’ - tha Kryemadhi.

Në dallim nga inceneratori i Fierit e Elbasani, i Tiranës është  një koncencion që vazhdon për 30 vite, pra i takon që të vijojë deri në 2047-tën. Si rrjedhojë shpjegon Kryemadhi qytetarët do të paguajnë 10 milionë dollarë vit për vit.

‘Në gjithë këtë histori një nga problemet më të mëdha është që ky incenerator është deri në 2047, qytetarët do i paguajnë nga 10 milion dollarë vit për vit”, u shpreh Kryemadhi.’- tha Kryemadhi.

Kujtojmë se, më 5 korrik Monika Kryemadhi aso kohe kryetarja e LSI-së, denoncoi për inceneratorin e Tiranës që sipas saj kishte lidhje me 24 kompani. Report Tv mësoi se SPAK nisi hetimet atë periudhë dhe mori në pyetje të moshuarit të cilët pretendohet se iu vodh identiteti.

Report Tv kreu edhe një investigim ku zbuloi se të paktën 6 nga 24 kompanitë e denoncuara nga Monika Kryemadhi ishin hetuar nga Prokuroria e Tiranës që vitin 2018 për mashtrim me skemën e TVSH dhe evazion fiskal. Prokuroria mori të pandehur dhe arrestoi 7 pronarë të këtyre kompanive në vitin 2019, të cilët u dënuan nga gjykata me mbi 17 vite burg. Pra bëhej për një skemë të zbuluar, të denoncuar dhe të ndëshkuar nga drejtësia, por që Kryemadhi e paraqiste si një zbulim ekskluziv të saj, duke e lidhur me kompaninë e inceneratorëve.

Dokumentet e publikuara nga Kryemadhi për kompanitë "fantazmë"

Ora 10:42
‘PL, partia e lekut’, Kryemadhi i përgjigjet Ramës për finacimet ruse në parti: Akuza për të shfokusuar vëmendjen, ne jemi qelibar

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar të ketë lidhje me rublat ruse, sipas pretendimit të kryeministrit Rama në Kuvend.

PL s’ka marrë asnjëherë financime ruse e kanë qenë të qartë në linjën e tyre. Asnjë nga PL s’ka dalë në atë listën e pyetjve të një hetimi të madh që bëhet sot në Amerike për ish- drejtorin e FBI që akuzohet për lidhjen e tij me Ramën, për lidhjen e ngushtë që kanë të bëjnë me financimet ruse.

SHBA kanë bërë një investigim e Rama ka bërë shumë për ta eleminuar këtë lloj investigimi e lajmi në media, që të shkëpusë vëmendjen nga varfëria, largimi i të rinjve e për të shfokusuar vëmendjen e opinionit të rublat.

Rama mos mendoni se do e linte një gjë të tillë, do vinte nja 10 prokurorë të tjerë kundër PL për ta hetuar këtë cështjen e rublave por nuk ka, e ka si lloj antistresi për të justifikuar problemet e veta. 

Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr ndonjë bllof mediatik që i ka dalë boja e është bërë shumë “old fashion” në këtë drejtim”- tha Kryemadhi. 

Ora 10:35
‘Hetim kompleks’, Kryemadhi komenton deklaratën e kreut të SPAK për inceneratorët: Është shumë i thjeshtë, argumentim politik

 

“Hetim kompleks”- kështu e cilësoi kreu i SPAK-ut, Arben Kraja hetimin për inceneratorët. Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, Kryemadhi iu përgjigj duke e cilësuar si argument politik.

“Nuk mendoj që është hetim kompleksi. Është një hetim shumë i thjeshtë i inceneratorit të Tiranës. Pika e lidhjes së përbashkët është Pivot 4. Argumentim politik komenti si çështje komplekse. Ccështja e inceneratorit të Tiranës ka vështirësinë e saj. Nuk është si rasti i Elbasanit dhe Fierit për shkak se pagesat kishin mbaruar.”- tha Kryemadhi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • drejtesi shqiptare: 10/11/2022 13:21

    shiiit kokelopa e lirrise po ben mbledhje ahh ku ka perfunu ky ven

    Përgjigju
  • BIBILUSHI BULES REXHEP LEKA KEPI P: 10/11/2022 12:24

    Monika Kok lopa ju jeni familja më e pisët në planet.

    Përgjigju
  • xhikja: 10/11/2022 12:11

    duhet te vihen perpapa drejtsis te gjithe keto firma

    Përgjigju
  • Agai: 10/11/2022 12:11

    Partia e Lirisë eshte baraz me P e Monikes

    Përgjigju
  • Geni: 10/11/2022 12:09

    Aman po sfoli dhe kjo Monika iher nuk i ecen,lane nam lan vec pallavra flasin

    Përgjigju
  • taulanti: 10/11/2022 11:58

    aman mi monika se skemi ngel te besh ti asnjelloj komenti se sben dy lek si rob edhe je kokrra mashtureses

    Përgjigju
  • juli: 10/11/2022 11:56

    po kto a ben kualicjon dhe kto te pl jan

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/11/2022 10:34

    Sa mire i njeh e i di këto pune e sektorë kjo baxhella mafioze,trafikante e Likes...të le me goje hapur e pa fjale fare. Lum politqenëria shqiptare dhe kuvendi qenve qe e kanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?