Kronikë

Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion

14 Janar, 13:52| Përditesimi: 14 Janar, 17:43

  • Share

Tiranë- Ka nisur në Gjykatën e Posaçme gjyqi për ish-deputetin socialist, njëherësh ish-Sekretar i Përgjithshëm i Mministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i cili akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Bllako kërkoi gjykim të shkurtuar kërkesë që u pranua nga gjykata.

Në seancë ishte i pranishëm vetë Bllako, ndërsa prokurori Dritan Prenci, paraqiti në mënyrë të përmbledhur faktet duke dhënë edhe argumentet se përse kërkon gjykimin e Alqi Bllakos. 

Sipas SPAK gjatë hetimeve janë konstatuar veprime të kundërligjshme të kryera nga i pandehuri, në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit. 

Bllako akuzohet se përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit për Vladimir Bezhanin, i cili  ishte këshilltar i jashtëm i ministrit Lefter Koka, ndërkohë që paguhej nga shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. 

Në seancën e radhës e cila u la në 29 Janar, pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet, ku do të kërkojë dënimin e Bllakos, ndërsa mbrojtja dhe vetë i akuzuari pafajësinë.  

S.G/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?