Inceneratori i Tiranës, shtyhet për nesër seanca në GJKKO për ankimin e 8 prej të akuzuarve! Avokati i Abeshit kërkon përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara

26 Janar, 15:24| Përditesimi: 26 Janar, 15:42

  • Share

TIRANË- Është shtyrë për nesër në orën 12:00 vendimi në Apelin e Gjykatës së Posaçme sa i takon ankimimit të bërë për masat e sigurisë ndaj 8 prej 15 të akuzuarve për Inceneratorin e Tiranës.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të Pëllumb Abeshi për përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara. Në seancën që do të mbahet ditën e nesërme filimisht do të shqyrtohet kërkesa e bërë nga avokati i Abeshit.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg, ndërsa Alba Thoma, dhe Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi  të cilët ndodhen në arrest shtëpie, kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk kanë kryer vepër penale dhe se kanë zbatuar vetëm detyrën.

Gjatë seancës gjyqësore, të akuzuar mohuan akuzat ndaj tyre duke pretenduar se vetëm kanë kryer detyrat që u takonin. Vetë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyësore pretendoi se është i pafajshëm dhe se ishte viktimë e Sali Berishës dhe Partisë së Lirisë. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?