Alqi Bllako në GJKKO

Kronikë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako! Akuza për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë

28 Shkurt, 13:35| Përditesimi: 28 Shkurt, 14:01

  • Share

Tiranë- Prokuroria e Posaçme jep pretendën dhe kërkon dënimin me 5 vite burgim të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

Në përfundim të konkluzioneve në procesin e nisur për inceneratorin e Tiranës, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Bllakos dhe që të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

SPAK kërkon për Alqi Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, nëse Bllako do shpallet fajtor, atij do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 3 vite e 4 muaj burg.

Seanca e radhës do mbahet në datë 7 mars, ora 13:00, ku pritet të bëhet mbrojta e avokatëve të Bllakos dhe më pas të shpallet vendimi i GJKKO-së. 

Në seancën e 13 dhjetorit 2024, Gjykata e Posaçme i rikualifikoi akuzën ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Tiranës për korrupsion te zyrtarëve të lartë në dy raste.

Gjyqtarja e seancën paraprake ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Bllakos, për rikualifikim të veprës penale, pasi sipas tyre posti i sekretarit te përgjithshëm nuk është ne nivelin e zyrtarëve te lartë.

Po për të njëjtën dosje, por mëvetësisht, po gjykohen edhe 9 persona të tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka, për të cilët SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total. Për ish-ministrin u kërkuan 4 vite burgim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?