Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 8 urdhër-arreste, mes tyre edhe mbështetësi i Arben Ahmetajt në Zvicër! Janë firmosur dhe masa të tjera sigurie (EMRAT+ AKUZA)

13 Korrik, 09:50| Përditesimi: 13 Korrik, 22:13

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot edhe 8 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.  SPAK është tepër i rezervuar dhe ende nuk ka përcjellë një njoftim zyrtar, por mes emrave që qarkullojnë se GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka firmosur masën e sigurisë 'arrest me burg' janë Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, gazetarin Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja. Urdhërarreste janë firmosur edhe për 3 shtetas të huaj, italianë dhe hollandezë.

Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë, ndërkohë Gazetarja e Report Tv referuar burimeve bën me dije se do të ketë dhe masa të tjera sigurie. Prokurori i çështjes që ka kërkuar masat e sigurisë është Dritan Prenci, ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka.

Mes emrave që përmenden se janë firmosur urdhërarrest është Denisa Tollkuci, e cila rezulton të jetë emëruar nga Klodian Zoto si administratore e  kompanisë ‘Integrated Technology Services’, më datën 11 qershor 2020. Edhe gazetari Endrit Habilaj rezulton se nuk ndodhet në Shqipëri por është i larguar jashtë.

Ilir Dedja biznesmeni garant i Ahmetajt në Zvicër, mori 490 mijë euro nga inceneratori

Ndërsa Ilir Dedja u bë i njohur për shkak të kontratave prej qindra mijëra eurosh me kompanitë e incineratorëve. Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se Dedja njihej me Ahmetajn që prej viteve të shkollës dhe se i doli garant Ahmetajt në Lugano të Zvicrës ku po jeton me parteren dhe i punësoi gruan Erjolën me pagë 9 mijë franga në muaj.

Ndërkohë në vitin 2019, 3DDD Sëiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV, të Mërtirit dhe Zotos për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Sëiss SA”. Kontrata vijoi deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.

Renardo Nallbani nuk është një emër i panjohur për publikun në Shqipëri. Ai ka qenë një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, në të tre veprat. Madje nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani.

Dashamir Ymeraj rezulton pronari i një prej 24 kompanive pjesë e skemës së mashtrimit evazioni fiskal  me Inceneratorin e Tiranës

Ndaj 8 personave është ngritur akuzat e 'pastrimit të parave' dhe 'grup i strukturuar kriminal'. Report Tv mëson se janë firmosur dhe masa kontrolli të disa ambienteve. Ndërsa mbetet për tu parë dhe roli i shtetasve të huaj për të cilët është firmosur masa e sigurisë 'arrest me burg' 

Emrat që dihen deri tani që janë firmosur 'arrest me burg'
1- Denisa Tollkuci
2- Renardo Nallbani
3- Dashamir Ymeraj
4- Endrit Habilaj,
5- Renardo Nallbani

Dosja e inceneratorit të Tiranës

Në dhjetor 2023 u firmosën 15 urdhërreste e para nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e kësaj afere. Ndërkohë në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.

Në maj të 2024, gjatë raportimeve në Komisionin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se hetimet për inceneratorin vijonin dhe se prej nga muaji gusht 2023 kur është  sekuestruar çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara.

Ora 12:53
SPAK firmosi urdhërarrest, Dashamir Ymeraj pronari i një prej kompanive që kryen evazion fiskal miliona euro me Klodian Zoton! Përdorën firmën e të vdekurës

1720868161_dashamirymeraj.jpg

Një nga personat për të cilën SPAK ka firmposur urdhërarrest është dhe Dashamir Ymeraj rezulton i përfshirë në skemën e evazionit fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.

Dashamir Ymeraj rezulton pronar i Subjektit Elvis – Coo, nënkontraktor i ITS në total për dy vite, 2018- 2019  ka marrë 164, 604, 504 lekë. Dashamir Ymeraj ka pasur tre kompani: Elvis 03 Grup, Elvis Coo dhe Elvis 03. Ndërkohë Vjollca Ymeraj bashkëshortja e tij ka qenë pronare e “Frangaj International”.

Në 2022 Kryemadhi denonconte se emrat e 24 kompanive që kanë leshuar fatura për shërbime të ndryshme, në vlera marramendëse, duke mos i paguar shtetit tatim-fitimin, TVSH dhe gjobat. Në shumë raste këto fatura janë lëshuar në favor të firmës së inceneratorëve në Tirane me vlera dhe për punime fiktive.

Ndërkohë pronarët përdornin firma të të vdekurve apo të moshuarve për evazionin fiskal. Në rastin e Dashamir Ymerajt dhe të bashkëshortes së tij u denoncua se ata përdoren emrin dhe firmën e të moshuarës Gjyste Serrmi, në prag të vdekjes dhe pas saj, për të kryer evazionet fiskale në vlera te milionave.

Në media atëherë u denoncua se Vjollca Ymeraj, e cila ishte bashkëshortja e tij pronare e “Frangaj International” bëri shitje të kompanisë tek e moshuara Gjyste Sermi, 84 vjeç nga Lezha kur aktiviteti i kompanisë ishte pezulluar, pra borxhi ishte ngrirë. Në momentin e shitjes, kjo kompani i kishte lënë të moshuarës një borxh ndaj Tatimeve 800 milionë lekë. 

Edhe në një denoncim të zhvilluar po në shkurt 2022 nënkryetarja e atëhershme e LSI-së Brisida Shehaj denonconte se kompania, ELVIS -03 GROUP, ka qarkulluar rreth 15 milionë dollarë por shuma do jete me e madhe se nje pjese e bilanceve nuk jane deklaruar ne QKB.

Skema si ka vepruar kompania ELVIS -03 GROUP e cila është themeluar në shtator të vitit 2016. Si dhe bilancet e saj.

Kompania eshte themeluar ne shtator te vitit 2016
Ortaku themelues eshte SHKELQIM META
Ne nentor te vitit 2016 deklarojne si adresa dytesore dhe 4 mjete te renda transporti/te tjera.
Ne janar te vitit 2017 shtohet dhe nje mjet tjeter si adrese dytesore.
Ne shkurt te vitit 2017 i largojne te 5 mjetet si adresa dytesore.
Ne korrik te vitit 2017 futet si aksioner me 50% DASHAMIR YMERAJ.
Ne tetor te vitit 2017 largohet serisht ortaku DASHAMIR YMERAJ.
Ne shkurt te vitit 2018 DASHAMIR YMERAJ blen serisht 40% te aksioneve.
Ne tetor te vitit 2018 i shet serisht 40% te SHKELQIM META.
Ne nentor te vitit 2019 aksionet blihen 100% nga VEZIR BRAHAJ.
Ne vitin 2021 dhe 2022 leshohen 2 urdher bllokimi te aksioneve nga drejtoria e tatimeve.
Bilanci i fundit ne QKB eshte i 2019.

Bilanci per vitin 2016:
Te ardhura 74.024.191 leke
Fondi i pagave 1.720.636 leke
Fitimi – 216.657 leke

Bilanci per vitin 2017 :
Te ardhurat 180.908.288 leke
Fondi i pagave 5.900.000 leke
Fitimi 655.642 leke

Bilanci per vitin 2018 :
Te ardhurat 119.870.187 leke

Fondi i pagave 6.146.730 leke
Fitimi – 5.322.373 leke

Bilanci per vitin 2019 :
Te ardhurat 1.072.089.541 leke
Fondi i pagave 4.271.000 leke
Fitimi 663.823 leke

Totali i te ardhurave per vitet 2016-2019

1.446.892.207 leke

Atëherë u denoncua se Janë të paktën 200 kompani të përfshira në një skemë të tillë evazioni fiskal për të përfituar 20 % e TVSH-së. Ndërkohë Dashamir Ymeraj u hetua në vitin 2019 dhe u dënua në vitin 2020 me 6.8 vite burg



Foto e bere publike nga Kryemadhi kryetare e LSI-se ne 2022 

24 kompanitë që LSI denoncoi për evazion fiskal ne 2022
“AMCO&CO”, pronarë, Arben Perlala, Mrika Perlala: 1.953.462.082 lekë
“PM&A COMPANY”, Arben Perlala: 1.785.508.533 lekë
“ELVIS 03 GROUP”, Dashamir Ymeraj: 1.717.116.694 lekë
“ELVIS COO, Dashamir Ymeraj, Enejdi Zeqo: 1595.792.212 lekë
“KOLECI 2003”, Artur Xhuli: 1.458.052.563 lekë
“ALFA POUER GROUP”, Adriatik Hajdini, Urim Bashiri: 1.321.816.723 lekë
“MVR”, Enejdi Zeqo, Kreshik Ymeraj: 1.143.978.488 lekë
“SOPOTONIA”, Klevis Ndou, Kreshnik Ymeraj: 1.058.746.361 lekë
“SG LOGISTIC”, Regan Merdani: 714.359.045 Lekë
“LUMI 06”, Lumturije Murati: 668.899.554 lekë
“AA-117”, Drita Frangaj: 590.166.504 lekë
“ELVISI-03”, Dashamir Ymeraj: 573.929.105 lekë
“AL-BER CO&CO”, Santiljano Cifligu, Esmeralda Cifligu: 553.514.718 lekë
“GLE-VAN”, Gledis Vangjeli: 529.094.993 lekë
“LELI-17”, Enver Sheshi: 490.876.227 lekë
“R.S.I&T GROUP”, Lirim Jella, Robert Shabani: 488.213.946 lekë
“PELLUMBI 2015”, Pellumb Hasani, Arjan Habibi: 435.968.494 lekë
“BEST SERVICES”, Edmond Sheshi, 421.316.958 lekë
“FRANGAJ INTERNATIONAL”, Vjollca (Frangaj) Ymeraj: 370.965.19 lekë
“R.B.-GENERAL SERVIS”, Regan Merdani: 251.591.376 lekë
“FROGGY”, Enis Xhaferri, Regan Merdani: 240.088.655 lekë
“FROGY 03”, Vladimir Sheshi: 239.925.416 lekë
“EL ZA”, Emiljano Frroku: 200.966.530 lekë
“PUPA SERVICE”, Shaban Pupa: 177.536.404 lekë

Foto: E denoncuar nga Monika Kryemadhi 
Ora 11:21
Inceneratori i Tiranës, firmosen edhe 8 urdhërarreste, akuzohen për 'pastrim parash' dhe 'grup i strukturuar kriminal'

Tirane- Detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK me firmosjen e 8 urdhërarresteve të reja për aferën e  inceneratorit të Tiranës. Mësohet se ndaj tyre është ngritur akuza ‘pastrim i parave’ dhe grup I strukturuar kriminal' informon gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

Nga gjyqtarja Irena Gjoka, me kërkesë të prokurorit Dritan Prenci, janë firmosur dhe disa masa kontrolli. Mbetet për tu parë nëse janë firmosur dhe masa sekuestroje.

Zyrtarisht SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar kjo pasi asnjë nga masat e sigurisë ‘arrest me burg’ nuk janë ekzekutuar ende pasi personat mund të jenë larguar më herët dhe mund të hidhen dyshime se ata ishin informuar. Mbi 300 persona janë marrë në pyetje lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bollino: 13/07/2024 14:46

    ore po ky Nidoli i Edilcentro pepinua, gjithmone i paster nga cdo gje del, ai ka me shume se askush tjeter dore ne Ladfill

    Përgjigju
  • Ahmetaj: 13/07/2024 14:34

    Ku ndryshojnë inceneratoret nga Gërdecit?

    Përgjigju
    • Likja: 13/07/2024 16:57

      S'ka urdhër arresti për Saliu .

    • Partia: 13/07/2024 15:59

      Atje fajin e ka Saliu, këtu janë të pafajshëm.

  • Kevin: 13/07/2024 14:32

    Sh.mire. Vecse mbeshtetesi i Ahmetajt dhe Kokes - Edi Rama eshte akoma i lire. Ne Tirane. Taksirat nje urdher arresti per te.

    Përgjigju
  • Po mër po: 13/07/2024 14:02

    Këto grupe të strukturuara kriminale 'krijohen' sapo fillojnë të qeverisin. Kur ishin në opozitë nuk ishin grupe kriminale të strukturuara. Kur futen në zgjedhje nuk janë grupe kriminale të strukturuara. Kur krijojnë parti nuk janë grupe kriminale të strukturuara.

    Përgjigju
  • igli: 13/07/2024 10:45

    ORE NDYRESIRA QEVERITARE,,,,NDERTONI INCCENERATORIN E TIRANES,,,SE PO MERRNI PA TE DREJTE ATY TOKA FSSHATARESH,,,,TOKA BUKE.,,.SA ME SHPEJT TIRANA ,,,DURRESI SHKODRA, VLORA,,DUHET TE KENE INCENERATORE....

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 13/07/2024 10:38

    Z.A.DUMANI: -Mos u merr 24 orë vetëm me CIRONKAT,kur populli kërkon SEKUESTRO & ARRESTIM BALENASH. -Radhën e kan Sb,Lb & Im për 21 janarin me DETYRIM TË GJNDNJ. -Radhën e ka GËRDECI ME 27 TË VRSRË(+ TREBICKA I VRARË NË LESKOVIK),Ku Fate Mediut nuk po i hiqet imuniteti..! -Radhën e ka Sb,J.Malltezi për kl.Partizani me 25 prona KORRUPTIVE..apo prisni të kalojnë afatet hetimore..! -Radhën e ka LIKE+MONA për dosjet në sirtar..! -Radhën e ka Dosja ÇEZ-DIA me implikim Sb,Im,Zeni..e shumë të vrarë.. -Radhën e ka Saliani( Babale) i dënuar me 1 vit burg dhe i jan shtyrë seancat gjyqsore 15 herë me priçedurë.. -Radhën e ka LULI me Lobimet RUSE,21 janarin,Rr Kombit me 230 mil.$,Shitjen e detit,Vilat pa mbarim..! ● Është shumë e saktë se jeni TMERRUAR NGA SALI NON GRATA që po e lini në katin e 8 të SHPIFI KUNDËR SPAK,GJKKO,SHBA,E.RAMËS,SOROSIT..ÇDO KUNDËRSHTARI POLITIKË. ! •Vetëm PËR ZOTIN NUK PO SHPIF NON GRATA. • Tashmë urrejtja e popullit do të kthehet kundër GJKKO që po del kundër SPAK(kthimin në shtëpi të Malltezit,Leimin e Saliut të komunikoi me këdo,Lënien në paraburgim të shumë qytetarëve,Dekonspirimin e hetimeve të gazetarët e militantët e Sb,etj

    Përgjigju
    • Plaku: 13/07/2024 21:05

      O Et’hem po harrove kryesorin kumbarin Edi rama apo ai ska faj, se uji del i kulluar por turbullohet poshtë. Enveri sdi gje gjithe terrorin e bën Mehmeti. Ti je një këlysh i kuq qe duhet të qihen çtë mban pragu, këlysh i kuq

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?