Inceneratori i Tiranës dhe Klodian Zoto

Inceneratori i Tiranës, SPAK zbulon si u bë tarifa 29 euro/ton: Kostot e ndërtimit u frynë në vlerën 25 mln euro

9 Dhjetor 2023, 20:51| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 00:13

  • Share

Në një pjesë të dosjes së vendimit të gjyqtare Irena Gjoka,lidhur me firmosjen e15 urdhërarresteve ndaj personave në hetim për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, të cilën Report e disponon,  zbulohet dhe mënyra si u arrit llogaritja e tarifës 29 Euro/ton që duhet të paguanin njësitë e qeverisjes vendore për depozitimin e mbetjeve. Gjatë hetimeve SPAK ka gjetur të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën.

Pikërisht dhe zbërthimi i kompjuterit të Klodian Zotos, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k ka nxjerrë dhe në dritë shumë prova për këtë hetim  

Në një email të datës 26 gusht 2016 që Klodian Zoto i dërgon adresave elektronike të shoqërisë "Paul Wurth Italia S.P.A",  është bashkangjitur dhe ‘plani real i biznesit dhe jo ai shtetëror. Aty  gjenden parashikimet për planin e biznesit, ku kosto totale e investimit vlerësohet rreth 102.5 milion Euro. (Sqarim: shoqëria holandeze “Integrated Energy BV”, është bashkim i "Energy Recuperator S.P.A", "Paul Wurth Italia S.P.A" "Integrated Technology Services" sh.p.k)

Foto: Faqja 20 e vendimit të gjyqtares Irena Gjoka për firmosjen e 15 urdhërarresteve për inceneratorin e Tiranës

Ndërsa rezulton se kostot e ndërtimit u frynë në  vlerën 25,783,080 Euro.

Ndryshe nga shifra 102 milionë euro, në planin real të biznesit, në studimin e fizibilitetit rezulton shifra mbi 128.2 mlm euro 

 

Në dosjen e SPAK shkruhet " Në rrethanat e mësipërme rezulton se kostot e ndërtimit të vendosura në studimin e fizibilitetit 128,248,330 Euro, janë fryrë në vlerën 25,783,080 Euro. Nga krahasimi i zërave midis të dhënave të kostos së ndërtimit sipas studimit të fizibilitetit dhe të dhënave të kostos së ndërtimit të administruara nga komunikimet me email të personave të mësipërm, rezultojnë të dhënat si më poshtë:

Foto: Faqja 20 - 21 e vendimit të gjyqtares Irena Gjoka për firmosjen e 15 urdhërarresteve për inceneratorin e Tiranës

Rezulton gjithashtu se në kontratën koncesionare, të datës 31.08.2017, lidhur midis shoqërisë koncesionare "Integrated Energy BV S.P.V" sh.p.k, dhe Autoritetit Kontraktor, Ministria e Mjedisit, i është dhënë e drejta shoqërisë koncesionare që të kërkojë ndërtimin e veprave plotësuese, të cilat nuk janë pjesë e projektit aktual, por që në pikën 10.5.2 të kontratës është përcaktuar se vlera e investimit në varësi të optimizimit të projektit, koncesionari mund të përfshijë brenda të njëjtës vlerë investimi edhe kostot në lidhje me veprat plotësuese.

"Sipas prokurorisë, është e fryrë vlera e objekteve të përcaktuara në projekt, përderisa këto vlera do t'i lejojnë mundësinë shoqërisë koncesionare që përveç ndërtimit të objekteve të përcaktuara në projekt, të ndërtohen edhe objekte të tjera (vepra plotësuese).

-Komisioni nuk ka argumentuar sesi i ka gjetur vlerat refereuese për të përcaktuar kostot e operimit dhe mirëmbajtjes për funksionimin e impiantit (kostot e operimit të landfillit). Gjithashtu, rezulton se janë dhënë vlerësime në lidhje me shpenzimet për operimin dhe mirëmbajtjen për funksionimin e impjantit, ndërsa në tabelën e të dhënave të përgjithshme të landfillit, janë shtuar zëra të tjerë të kostove, duke ndikuar në rritjen e tarifës që është përcaktuar për t'u paguar nga Njësitë e Qeverisjes Vendore' thuhet në faqen 21 te dosjes

Gjithashtu në dosje zbulohet se studimi i fizibilitetit që nxori tarifën 29euro/ton është hartuar nga komisioni i  Dhënies së Koncesionit ndërsa në studimin e fizibiltetit që shoqërohej kontrata nuk ka pasur të pasqyruar mënyrën e llogaritjes së tarifës.

"Gjithashtu nga aktet e administruara nga SPAK rezulton se në studimin e fizibilitetit që është hartuar nga komisioni i Dhënies së Koncesionit dhe që është ngarkuar në sistemin elektronik të prokurimit, është pasqyruar mënyra e llogaritjes së tarifës prej 29 euri/ton që duhet të paguajnë Njësitë e Qeverisjes Vendore, por pasqyrimi i mënyrës së llogaritjes së tarifës mungon në studimin e fizibilitetit që i është bashkëlidhur kontratës së lidhur mes Ministrisë së Mjedisit si Autoritet Kontraktor dhe Shoqërsië Koncesionare Integrated Energy BV SPV"

 15 urdhërarreste

Më 7 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur 15 udhër-arreste në vazhdim të hetimit të nisur tre vite më parë për kontratën e koncesionit "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”. 

12 u ekzekutuan një ditë më pas mbrëmjen e 8 dhjetorit 2023. Ndërsa 3 persona, mes të cilëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të konsideruar dhe kokat e aferës, janë ende në kërkim ndërkombëtar.

Report Tv mëson se është arrestuar Namik Simixhiu, me detyrë drejtor i Pastrimit te mbetjeve urbane Bashkia e Tiranes, Bledar Karoli, punonjës i ministrisë së Mjedisit dhe Jetmir Llapaj, punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit ndërsa është vetëdorëzuar Taulant Tushe, drejtor i Punëve Publike - Bashkia e Tiranes.

Në burg i është komunikuar masa ‘arrest me burg’ ish ministrit Lefter Koka dhe Alqi Bllakos ish deputeti i PS-së dhe sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit në kohën kur u firmos kontrata. Të dy vuajnë dënimin pasi u shpallën fajtor në dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit.

Iu është komunikuar masa 'arrest shtëpie' për Alba Thomain,Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Etleva Kondin dhe Sidita Tolën që kanë qenë anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit

Ora 21:00
Inceneratori i Tiranës, Dosja e GJKKO-së: 3 mln euro u frynë kostot vetëm për mjetet e transportit

1702114948_finalprojekt.00475806.Still101.jpg

Në një pjesë të dosjes së vendimit të gjyqtare Irena Gjoka lidhur me firmosjen e15 urdhërarresteve ndaj personave në hetim për koncesionin e inceneratorit të Tiranës zbulohet dhe mënyra si u arrit llogaritja e tarifës 29 Euro/ton që duhet të paguanin njësitë e qeverisjes vendore për depozitimin e mbetjeve.

Gjatë hetimeve SPAK ka gjetur të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën

Vvetëm për mjetet e transportit kostoja është rritur me 3 milionë euro.

Vlera e mjeteve të transportit në momentin që është përdorur për të llogaritur koston e ndërtimit është shënuar në vlerën prej 750,000 Euro, ndërsa kur është llogaritur tarifa, vlera e mjeteve të transportit është vendosur 3,750,000 Euro.

Diferencat janë të paraqitura në investimet e propozuara për mjetet e transportit, ku në një rast është propozuar shumën 750,000 euro, ndërkohë që në një rast është paraqitur në shumën 3,750,000 euro. Këto diferenca kanë efekt të drejtpërdrejtë në përcaktimin e kostos për njësi të shërbimit të ofruar dhe rrjedhimisht në pagesat e projektuara nga autoritetet publike në funksion të zbatimit të projektit koncesionar. Në të njejtën kohë ato vendosin në dyshim vlerat reale që do investohen nga koncesionari gjatë procesit të zbatimit të projektit koncesionar/PPP. thuhet në dosje

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 10/12/2023 12:19

    A ban vlla me dit pse lakmia po i shëndrron Shqiptarët sikur biberin e qorbave,në çdo punë të keqe gjindët dikushë,me kto gjeste ku po na mbetët morali athua sa jemi NJERËZOR ?

    Përgjigju
    • Or tej: 10/12/2023 15:51

      Ne shqiptaret jemi bageti or teeeejjjjj

  • Artur: 10/12/2023 12:05

    Ta thërrasin atë Maznikun se ai dilte në Tv dhe bënte llogaritë dhe argumentone se pse 29 euro/toni ishte një çmim shumë i mirë

    Përgjigju
  • Toli: 10/12/2023 11:43

    Nxireni pak ate videon, kur Skenderbeu i elises mbronte eurot per ton te plehrave. Kur çirrej e thoshte ne shqiperi toni 29 euro me i ulti ne bote. Nxirreni kur ulerinte e thoshte ja sa euro toni eshte ne Itali ne Spanje etj etj. Keta jane nje bande qe nuk e ka pare asnjehere ky vend i mallkuar ku na ka rene lapsi te lindim e vuajme e sfilitemi deri sa te ikim nga kjo bote!

    Përgjigju
  • Velo: 10/12/2023 10:29

    Edhe resin pensionistet e shkrete qe t'u arritet pensioni....

    Përgjigju
  • PLAKU S .B.: 09/12/2023 21:54

    JU LUMTË ORE SPAK QË SA HERË QË JU POSHTËROJ BËNI NJË XHEVAHIR DHE HIQNI VËMËNDJEN NGA UNË. JU LUMTË POR UNË PRAPË DO JU DISKRETITOJ BILE DHE MË SHUMË QË TË MË HARONI.

    Përgjigju
    • Zijai: 09/12/2023 23:30

      Po mor plak, por çudi se në këto 10 vjet qeverisje të Rilindasve, vetëm zyrtarët e nivelit të dytë paskan bërë korrupsion, ndersa titullaret ER dhe EV vetë paskan firmosur ahahhahaha

    • Spak: 09/12/2023 22:42

      Epo cfare te bejme? Nuk kemi kellqe per Sali Qametin. Ndersa per keta drejtoret nuk ke goje te flasesh se i thyejme ne mes. Pastaj edbe ne e poshterojme me deklarata dhe akuza por per te vepruar do presim derisa te vdesi

  • Gjyshi: 09/12/2023 21:24

    Parate qe pisi Erjon Veliaj i zhaste nga qytetaret me taksat qe rriti ne maksimum, me gjobat abuzive ndaj mjeteve te Policise Bashkiake dhe rritjes te cmimit te ujit kur nuk ka ende uje 24 ore. Kuptojeni te verteten o njerez. Vertete Sali Kerma nuk votohet por edhe keta te tjerwt monstra jane.

    Përgjigju
    • Shaqo: 11/12/2023 15:59

      Or gjysh, cmimi i ujit nuk eshte per kohen 1 ore apo 24 ore, por per sasine, cmimi per meter kub. Jo gjithmone 7x7 bejne 42.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?