Ina Zhupa

Politikë

Inceneratori i Tiranës/ Zhupa paditet nga Mërtiri, deputetja e PD: Pse nuk ka paditur SPAK dhe GJKKO, akuzat i kemi të njëjta

7 Shkurt, 07:40| Përditesimi: 7 Shkurt, 08:03

  • Share

TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka njoftuar se është paditur nga njëri prej pronarëve me letra të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri.

Padia është ngritur për shkakun se Mërtiri pretendon se ka pësuar dëm psikologjik nga deklaratat e deputetes demokrate.

Në postimin e saj në Facebook, ajo ka publikuar fletë-thirrjen e gjykatës, ku gjithashtu ngre pyetjen se përse Mërtiri nuk ka paditur SPAK dhe GJKKO, pasi sipas Zhupas akuzat e tyre janë të njëjta me të sajat.

‘Uroj që nesër të shikojmë Mirel Mërtirin që vjen nga arratia për të dëshmuar mbi dëmin psikologjik që i kanë bërë deklaratat e mia nga incenetori i Tiranës që nuk ekziston.

Më ka paditur për shpifje por jam kurioze pse nuk ka paditur SPAK dhe GJKKO se akuzat që ngrenë ata, kam thënë edhe unë.

Në orën 10:45 do kem një prononcim për gazetarët nga gjykata e Tiranës (pranë ish ekspozita) në lidhje me akuzat dhe gjyqin. Betejat për interesin publik nuk ndalen nga asgjë’, shkruan ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?