Në zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë kanë nisur kërkimet shkencore për parametrat mjedisor. Pedagogë, specialistë e studentë ekselentë të universitetit Bujqësor në mënyrë të pavarur, nisën zbatimin e marrëveshjes me shoqërisë koncesionare IEBV.
“Ka shumë ndryshime me ç’ka qenë më përpara. Gjendja mjedisore këtu ka ndryshuar. Janë bërë shumë investime”, tha pedagogu i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në Universitetin Bujqësor, Fatos Huqi.
Mostrat për analizim në laborator u morën nga uji, toka dhe biomasa në pika të ndryshme të zonës së trajtimit të mbetjeve. Ndërsa u matën kohë reale edhe niveli i zhurmës dhe Ozonit, të cilat rezultuan në parametra normal. Madje sipas pedagoges në departamentin e mjedisit, Vjola Bakillari, ozoni është në nivele tepër të ulëta.
“Siç e shohim, nivelet e ozonit janë shumë të ulta. Nuk kemi ndotje të ozonit në atmosferë. Ndërsa nivelet e zhurmave janë 70-80. Brenda situatës standardeve të emetimit të zhurmave në atmosferë”, tha pedagogia e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në Universitetin Bujqësor, Vjola Bakillari.
Mostrat e ujit u morën në një prej liqeneve të Sharrës, i cili sot është i rehabilituar dhe me një ekosistem të pasur.
“Nga një vlersim paraprak të makrobiendikatorve biologjik, shikohet një përmirësim i gjendjes së ekosistemit ujor. Siç e shohim makrobiendikatorët, shpendët në këtë rast janë të pranishëm. Kështu që tregon se cilësia e ekosistemit ujor është përmirësuar”, tha pedagogu i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në Universitetin Bujqësor.
Një ndalesë tjetër e pedagogeve, specialistëve dhe studentëve ekselentë, ishte dhe landfilli i mbetjeve jotë rrezikshme. Ata vlerësuan këtë ndërtim, që i jep zgjidhje problematikës së mbetjeve në kryeqytet.
“Mbetjet që vijnë në landfill do të vijnë të trajtuara, të kompostuara dhe në formë kubikësh në mënyrë që të zënë sa më pak vend dhe të ripërdoren nëse do të duhen për pjesën e incerimit”, u shpreh Inxhinier hidroteknik në IEBV, Denis Kokallaj.
Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, tregoi gatishmërinë e shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” në këtë bashkëpunim, si dhe ju bëri ftesë të gjithë atyre që dëshirojnë të shikojnë këtë investim nga afër.
“Më vjen mirë që këta studentë do ti prekin nga afër dhe do të kenë mundësinë për të parë çdo gjë dhe për të marrë vetë kampionet për analizat. Dhe për të bërë ndryshimin si ka qenë sharra dje në një nga hotspotet më të ndotura dhe që është kthyer sot në një ambient të pastër. Dera është e hapur për këdo që ka interes të vijë dhe të vizitojë”, tha Administratorja e shoqërisë IEBV, Ariola Kodra.
Monitorime të tilla do të kryhen në mënyrë periodike dhe do të jenë pjesë e studimeve të doktoraturave që do të zgjasin minimalisht 3 deri në 4 vite.