Foto ilustruese

Incident ekologjik në Bunë, artikulli i ‘Vijesti’: Derdhen ujërat e zeza nga Shqipëria

28 Gusht 2022, 07:46| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 07:51

  • Share

Një incident ekologjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e Bunës. Kështu shkruan e përditshmja malazeze ‘Vijesti’ duke shtuar se ujërat e zeza i përkasin Shqipërisë.

Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë se ishte e pamundur të peshkohej për shkak të erës së keqe të padurueshme.

"Kjo është bërë vazhdimisht gjatë natës që nga fillimi i verës. Janë ujërat e zeza nga Velipoja që derdhen në Bunë. Ato ujëra të zeza, përmes kolektorit, kalojnë nëpër ujërat tona të pasme", pohon një nga peshkatarët.

Peshkatarët kërkojnë nga autoritetet që të bëjnë një njoftim në lidhje me ngjarjen e cila, sipas tyre, shkatërron florën dhe faunën e Bunës, por edhe rrezikon shëndetin e peshkatarëve dhe turistëve që duan të notojnë në lumë, përfundon shkrimi i Vijestit.

Komento

Komente

  • Mentor: 28/08/2022 09:18

    Po pse vetem ne Velipoje hidhen ujerat e zeza? Po ne Gjirin e Lalezit? Po ne Durres? Po ne Jug duke filluar nga Vlora? Të gjitha lokalet we mbijne çdo vit si kerpurdha, mendoni se kane tubacione të rregullta? Jo! Ata qe thone se erdhen 4 milione turiste kete vit, duhet të krijojne nje sistem bashkohor për mbledhjen e ujerave të zeza!!! Por ne Shqiperi me dihet me mirë të behen bypasse et tunele për ndertuesit e resorteve ne Jug sesa të investojne ne kanalizime.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 28/08/2022 08:37

    Mirela Kumbaro Furxhi ! Plasen ujrat e zeza.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?