Beyoncé

VIP & Spektakël

Incident i frikshëm në koncertin e Beyonce në Houston, këngëtarja ndalon performancën

30 Qershor, 14:55| Përditesimi: 30 Qershor, 14:59

  • Share

Një moment i frikshëm ndodhi gjatë koncertit të Beyoncé në Houston, kur një makinë kabriolet pezull mbi skenë, pjesë e performancës së saj spektakolare, nisi të anohej në mënyrë të rrezikshme mbi publik.

Këngëtarja ndërpreu menjëherë performancën dhe reagoi me profesionalizëm, duke thirrur “Ndaloni! për të kërkuar ndihmën e stafit teknik.

Publiku, fillimisht i shqetësuar, shpërtheu në duartrokitje sapo situata u stabilizua dhe platforma u ul me siguri, pa shkaktuar asnjë lëndim.

Pas një shkëputjeje të shkurtër, Beyonce u rikthye në skenë.

“Nëse ndonjëherë rrëzohem, e di që do të më kapni”, tha ajo.

Ekipi i saj konfirmoi më vonë se bëhej fjalë për një defekt teknik, i cili u menaxhua në kohë. Pavarësisht incidentit, shfaqja vazhdoi pa ndërprerje, duke dëshmuar edhe një herë profesionalizmin dhe përkushtimin e yllit të muzikës botërore ndaj artit dhe audiencës së saj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?