Bota

Incident i rrezikshëm në hapsirën ajrore mbi Detin e Zi mes Rusisë dhe SHBA

5 Korrik 2019, 14:30| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 14:33

  • Share

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njofton se ka interceptuar dhe survejuar një avion zbulues amerikan Poseidon P-8A, i cili po shkonte drejt hapësirës ajrore ruse në Detin e Zi.

Po sipas Ministrisë ruse, një aeroplan luftarak Sukhoi Su-27, si pjesë e mbrojtjes ajrore ruse, u lëshua drejt objektivit dhe e ndoqi për disa minuta lëvizjet e tij.

Paskësaj, Poseidoni amerikan P-8A, ndërroi drejtim duke u larguar nga kufiri rus.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, "fluturimi i Su-27 rus ishte në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore".

P-8A Poseidon është një avion patrullimi, i cili së bashku me një kontigjent të marinsave të SHBA, ishte pjesë e një stërvitjet detare në Detin e Zi.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ende nuk e ka konfirmuar lajmin e incidentit.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?