Mbledhja e dy qeverive, ajo e Malit të Zi dhe e Shqipërisë në Shkodër, është shoqëruar me një incident. Gjatë parakalimit në qytet të delegacioneve, një grua është përplasuar me forcat e sigurisë që po shoqëronte delegacionet.
Ata i kanë dashur thënë gruas të lëvizë nga rruga, por ajo ka kundërshtuar duke u shprehur se nuk po bënte asgjë dhe se vetëm po shihte.
Qytetarja: Më ler rehat. Ça ke more? Çfarë jam duke bërë more? Mos më luaj me gisht! Ça jam duke bërë? Duke parë jam. Mos rri këtu, mos rri aty!
Lajmi kryesor:
Shkodër/ Mbledhja e 2 qeverive, Rama: Do zgjerojmë bashkëpunimin, investime të përbashkëta e zhvillim turizmi
/b.ha./ReportTv.al