Policia Fier

Kronikë

Incident në Fier/ 31-vjeçari godet me grusht punonjësin e policisë, arrestohet në vendngjarje

23 Mars, 12:17| Përditesimi: 23 Mars, 12:22

  • Share

FIER-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar në flagrancë personin D. D., 31 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, për sulm ndaj një punonjësi të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ku D. D. ka goditur me grusht një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier. Goditja e ka ndodhur si pasojë e detyrës që po kryente punonjësi i policisë, ndërsa autori u arrestua menjëherë në vendngjarje.

Për veprat penale të "Sulmi ndaj punonjësit të policisë" dhe "Përndjekja", D. D. do t'i nënshtrohet procedurës ligjore, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?