Politikë

Përplasje mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH në Fier! Policia: U goditën për shkak të detyrës! Rrethanat të paqarta, disa të shoqëruar

15 Prill, 22:07| Përditesimi: 15 Prill, 23:49

  • Share

FIER- Hetues të BKH dhe Forca të Operacionales raportohet se janë përfshirë në një incident, që burimet thonë, deri në përplasje fizike me njerëz të Agron Kapllanaj në Fier. Motivi dhe dinamika e ngjarjes është ende e paqartë përsakohë të dhënat e deritanishme janë kontradiktore. 

Policia e Fierit në mbrëmje vonë dha këtë version për ngjarjen.

"Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.-thuhet në reagimin e Policisë së Fierit.

Kontaktuar nga Report Tv, Kapllanaj thotë se në kompaninë e tij në Fier, dy herë gjatë ditës është shfaqur në vendin e parkimit të firmës një automjet. Ai pretendon se pas sinjalizimit nga punonjësit dhe kërkesës për t'u larguar, personat e paidentifikuar për për ta, por në dukje agjentë të BKH dhe të Policisë, janë kamufluar se po filmojnë me dron pasi janë të interesuar për toka aty pranë.

Përfaqësues të kompanisë kanë kërkuar largimin,  nga prona e tyre - thotë Kapllanaj - i cili gjatë reagimit për Report Tv tha se ndodhej në Komisariatin e Policisë së Fierit.

Pavarësisht të dhënave kontradiktore për dinamikën e ngjarjes, duket se nuk ka dyshime për përfshirjen e agjentëve të BKH-së në incident. Vetë BKH nuk ka ende asnjë reagim dhe mbetet i paqartë misioni i njerëzve të kësaj strukture në Fier, një zonë me tensione të larta në këtë fushatë elektorale.

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?