Tirane- Incident në kryesinë e Kuvendit. Fredi Beleri goditet me vezë nga një qytetar. Pasi e ndoqi i hodhi dhe kos. Incidenti ndodhi pasi Fredi Beleri dhe eurodeputetët dolën nga takimi me grupet parlamentare në Kryesi.
Protestuesi, Dilaver Nila tha se Beleri ka vjedhur votat.
I shpëtoi burgut me procedura, se duhej të ishte në burg. 200 mijë shqiptarë I dëbuan nga Greqia se shkelën kufirin për bukën gojës ndërsa ky ka vrarë gjithë ato njerëz e kur vjen puna vjen këtu na bën karshillën në ndihmë të Europianëve? Ka vjedhur vota. Pse nuk ngriheni në protestë sot duhej të ishit në protestë’ tha ai.
Nuk është kjo protesta e parë e Dilaver Nelës.I vetëm në mënyrë simbolike, me dy bidonë ujoi bosh dhe një pankartë në të cilën shkruhet "Shqipëria = 1 depozitë”, Nela protestoi edhe ditën kur Meta doli në GJKKO.
Për Report Tv ai shpjegon edhe motivin e kësaj proteste dhe përse zgjodhi të protestojë pikërisht në ditën që Meta doli para Gjykatës. Ai thotë se poltikanët kanë bërë pasuri marramendëse e ndërkohë shqiptarët kanë ende ujë me fasha orare.
Lajmi kryesor:
Fredi Beleri i 'padëshiruar' në Tiranë, qytetarët e presin me protesta! Goditet me vezë e kos! I kujtojnë ‘Masakrën e Peshkëpisë: Rrugaç! Rama nuk e takon
S.G//ReportTv.al