Kronikë
Sport
Top 24

Incident në ndeshjen Tirana-Kukësi, tifozët hyjnë në fushë, revoltohen ndaj lojëtarëve bardheblu (VIDEO +FOTO)

6 Nëntor 2018, 20:15| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 22:03

  • Share

Një incident ka ndodhur  në ndeshjen Tirana-Kukësi, që është luajtur mbrëmjen e sotme në stadium "Selman Stërmasi". 

Tifozët e klubit të Tiranës kanë hyrë në fushë të revoltuar me lojtarët e klubit bardheblu, pasi e kanë cilësuar rezultatin e ndeshjes (0-0) si mjaft ofenduese. Sipas gazetarit të Report TV Ernest Koçi, pakënaqësia e tifozëve bardheblu nuk lidhet drejtpërdrejtë me lojtarët e skuadrës sesa me presidentin e klubit të Tiranës, Refik Halili.

Ndonëse skuadra e Tiranës ka ndërruar dy herë trajnerin e saj, ajo sërish paraqitet me rezultate të dobëta. Trajneri Ze Maria u zëvendësua në tetor nga Ardian Mema, me ambicien se lojtarët e Tiranës do të gëzonin performancë më të mirë fizike në fushë të gjelbërt. Por, klubi bardheblu ka më shumë se katër ndeshje që nuk siguron dot asnjë fitore, duke qëndruar kështu poshtë Kategorisë Superiore.

Kjo duket se ka sjellë edhe irritimin e tifozëve, të cilët sipas pamjeve shihen teksa i kërkojnë lojtarëve të skuadrës së zemrës që të heqin fanellat bardheblu. Zbarkimi i tyre në fushë mësohet se është shoqëruar edhe me një plagosje të një tifozi bardheblu, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bepi: 06/11/2018 23:17

    Përgjigju
  • Fredi: 06/11/2018 20:55

    Vetëm një Margaret Thatcher bën derrman , vetëm ajo pastron bajgat dhe i bën të gjithë, pula!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?