Incident në Panairin e Librit në Durrës, muxhahedinët e MEK sulm stendës së një pjesëmarrësi, e akuzojnë si propagandues kundër tyre

17 Gusht 2022, 23:00| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 11:19

  • Share

Një  ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Durrës. Një grup anëtarësh të muxhahedinënë të MEK, të cilët qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë të Durrësit, u ngritën në protestë, teksa po çelej festivali veror i librit në këtë qytet. Ata kundërshtuan që e pranishme në panair ishte edhe shoqata Asila, një tjetër organizatë iraniane në Shqipëri. 

Me pretendimin se ata janë terroristë dhe agjentë të regjimit iranian muxhahedinët e MEK kërkuan largimin e tyre nga stenda e rezervuar për ta. Madje ata tentuan që të përplaseshin fizikisht, por u ndalën nga policia. Gjatë protestës pati momente tensioni dhe policia shoqëroi disa persona, nga të dyja palët. 

Në lidhje me protestën kanë reaguar edhe zyrtarisht muxhahedinët e MEK, të cilët thonë se ato janë pjesë e një rrjeti spiunësh dhe terroristësh të lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane. Sipas MEK ky rrjet ka për mision organizimin e propagandës kundër organizatës së tyre në Shqipëri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?