LEZHË- Një incident ka ndodhur në përurimin e shtëpisë së Fishtës, ku përpara nisjes së aktivitetit forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin Eduart Ndocaj.
Në kohën kur pritet të fillojë aktiviteti, deputeti është shoqëruar nga policët dhe është larguar me furgon, me pretendimin se nuk ka pasur ftesë për të marrë pjesë.
Ndocaj është marrë forcërisht nga vendi ku po bëheshin organizimet. Nga ana tjetër kanë qenë vetë punonjësit e gardës që e kanë lejuar atë të futet brenda ambienteve ku është bërë organizmi. Fillimisht ka qenë Shefi i Rendit ne policinë e Lezhës, Agron Qullhaj ai që është përplasur me Ndocajn e më pas ka lajmëruar edhe forcat e tjera të policisë.
Shtëpia e Fishtës do të inagurohet sot pasi i është nënshtruar një restaurimi. Restaurimi i shtëpisë është pritur prej vitesh dhe pasi ka përfunduar ai do të bëhet sot në ditën e tij të lindjes.
Në këtë aktivitet mësohet se do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Aktiviteti është me ftesa, për një numër të caktuar personash me qëllim që të shmanget një grumbullim i madh njerëzish pasi vendi ndodhet në një kohë pandemie.
VIDEO/ Shoqerimi i disa qytetareve
VIDEO-Mbërrin Kryeministri Rama
Pasi u lirua nga Komisariati, ish- deputeti Eduart Ndocaj ka hedhur akuza ndaj uniformave blu, duke thënë se e kanë trajtuar si të ishte krimineli më i madh i vendit.
"Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend. Shoqërimi ishte kapriço e kryetarit të bashkisë, t'i binte në sy Ramës. Nuk më është dhënë mundësia të marr një avokat në telefon, të njoftoj familjen, të marr mjekim, të marr pjesë në eventin e përurimit të shtëpisë. Unë e quaj veten ish- deputet të kryeministrit, një përfaqësues dinjitoz i ligjit, doja të merrja pjesë në atë takim, se Fishta nuk është i Ramës dhe as i Pjerin Ndreut. Ndihem shumë keq nga gjendja shëndetësore, kisha dhe mikun tim Italian", tha Ndocaj.
Pas disa orës në polici, Report Tv mëson se është liruar ish- deputeti Eduart Ndocaj. Ai u shoqërua në Komisariat pasi insistoi për të qenë pjesë e një aktiviteti ku ishte kryeministri Edi Rama, por që nuk ishte i ftuar.
Ky është momenti kur ish- deputeti Eduart Ndocaj shoqëroahet në polici, pasi nuk kishte ftesë për të qenë në aktivitetin e zhvilluar për inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës.
Ndocaj: Mos prek me duar se jam i operuar. Ka dhënë urdhër kryeministri që deputeti që e ka vënë në pushtet të mos jetë i pranishëm, ka vendosur forcat speciale. Ndodh dhe kjo, urdhër nga lart, nga kryeministri që Ndocaj të mos jetë pjesë e ceremonisë. Këto zotërinj po bëjnë detyrën se kanë dhënë urdhër. Ky është eveniment i Fishës, pse s'e lanë Eduart Ndocajn të futet hë kryetar? jam pa ftesë unë, kush tha?
Polici: Kush është pa ftesë ju lutem të largohet, se jemi dhe në kohë pandemie?
Ndocaj: Jam pa ftesë unë? këtu jemi në një vend të lirë. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytera i lirë. S'ke të drejtë që të më thuash të largohet
Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht
Ndocaj: Pa ardh dikush stafi i kryeministrisë që të më thotë largohu, nuk iki. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s'ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht
Shume i duruar ky cuni policise, se edhe pa maske kaubojsi duke i fol ne fytyre edhe pa lidhje aty duhet ta kishte kap per leckash me kohe. Kur je i semure zotrote ik mos dil te luftosh me policine. Jam sekretari demokristianve thote e nuk ka lene parti pa nderruar nuk dihet ku eshte. As i jati nuk e voton kete palaco.
PërgjigjuIku per “Lezh” Por dhe Policia qenka terroriste. Ai spo bente asnje lloj veprimi kundra ligjit
PërgjigjuKy deputeti kaubojs qe mori vetem 55 vota vetem ne manati ne fshatin e tij haha ska faj ky, fajn e ka ai qe e futi ne lista dhe i erdhi rradha te behej deputet. Qe ne 2012 ka shpallur falimentin ne itali, e kerkojne bankat andej, ka grabitur leket e familjareve te tij ne itali. U kerkon emigranteve shqiptare nga 5 mije euro tu beje letrat ne itali te nje brigade puntoresh qe ka ne emer te vellait ne milano. Cte mbjellesh do korresh o edi rama, qe kur fute ne lista lloje lloje injoranti
Përgjigjualtin shume.e vertet. ky eduart ndocaj mund t krahasohet me linda morinen lek plepin dhe ujkun e cerrikut. ky edhe ne fshatin e lindjes nuk merr vota edhe nga familjaret e vet. mjere famija qe e ka kyt.lloj kafshe. ka ngel borxh ne gjithe milanon
Nje tjeter idiot, prodhim i tranzicionit te tejzgjatur politik.
PërgjigjuFix
Tamam. Nke tjeter idiot. Vetem se gjynaf qe nuka e lane persa kohe ishte nje takim mes idiotesh....