Veriu i Kosovës

Kosova & Rajoni

Incident në veri të Kosovës! Efektivët plagosin me armë zjarri një prej serbëve që sulmoi patrullën e policisë! Sveçla: Është vepruar për neturalizim të situatës

23 Janar 2023, 14:35| Përditesimi: 23 Janar 2023, 19:04

  • Share

Ditën e sotme një tjetër incident është shënuar në veri të Kosovës, konkretisht në Leposaviç ku policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri drejt një veture që goditi makinën e efektivëve dhe nuk u ndal për kontroll në postobllokun e ngritur.

Sipas një njoftimi të bërë për mediat, vetura gjatë lëvizjes ka goditur policinë e Kosovës duke u rrezikuar jetën efektivëve të cilët për të neutralizuar rrezikun kanë qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar plagosjen e një serbi. Ky i fundit po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm dhe gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Mbi rastin në fjalë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i cili u shpreh i shqetësuar dhe tha se veprimi i policisë ishte i justifikuar pasi kishte qëllim neutralizimin e situatës dhe shtoi se po punohej për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Ora 17:53
Incidenti me armë në veri të Kosovës ku u plagos një serb, Zveçla: Efektivët u detyruan të hapnin zjarr ndaj personave që goditën veturën e policisë

1671389938_1650012129xhelalsvecla600x360.jpg

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka reaguar për incidentin e ndodhur ditën e sotme në Leposaviç ku vetura e zyrtarëve policorë u godit nga disa persona që tentuan t’i shmangeshin postobllokut policor.  

Ai tha se ishte i shqetësuar për incidentin dhe shtoi se efektivët e policisë kishin qenë të detyruar të hapnin zjarr në drejtim të veturës për të neutralizuar situatën.

“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviç. Dy persona në një automje tentuan t’i shmangeshin një postiblloku policor. Ata e goditën veturën e Policisë së Kosovës qëllimshëm dhe vunë jetët e zyrtarëve policiorë në rrezik. Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin të detyruar të shpërndanin zjarr në drejtim të veturës, për ta neutralizuar situatën”, shkroi ministri.

Zveçla u shpreh se rasti po hetohej nga policia dhe bëri me dije se personi i plagosur po merr trajtim në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

G.MO/B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 23/01/2023 17:49

    Petkovicin e nanes, shko ankohu tek edvin shqipfolësi se të ndihmon

    Përgjigju
  • aleksadros: 23/01/2023 15:36

    Bravo mose lejeon asnje ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?