'Incident' në fjalimin e Ramës/ Studenti i mjekësisë: Broçkulla! Kryeministri: Merreni dhe jepini recetën e duhur (VIDEO)

20 Shkurt 2020, 18:43| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 19:21

  • Share

TIRANË - Kryeministri  Edi Rama u ndal me një fjalim para studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët sot heqin kapelen e studentit me shpresën për të veshur bluzat e bardha të mjekut. Në ceremoninë e diplomimit në Pallatin e Kongreseve, gjatë fjalës së kreut të qeverisë, nga të pranishmit u dëgjua një student të flasë me të lartë kundër tij, duke folur për fenomenin shqetësues të largimit të të rinjve jashtë Shqipërisë për të punuar atje si mjek. "Arratisje..." u dëgjua një pjesë e të riut i cili foli nga vendi ku ishte ulur në mesin e qindra të pranishmëve. Ndërkohë kryeministri e ktheu përgjigjen me batutë.

"Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen, merreni edhe jepini recetën e duhur në kohën e barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër është i kthjellët", tha Rama.

Por teksa vazhdoi fjalimin duke folur për mbështetjen që qeveria u ka dhënë mjekëve të rinj, edhe përmes trajtimit me bonus mujor për ata që do të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, i riu ndërhyri sërish.

"Sot ka pasur një tërësi lajmesh dhe komentesh mbi mjekët që kanë ikur nga Shqipëria. Dua të vë në pah se ata që dalin sot nga universiteti sikundër dhe plot kolegë të tyre që janë në profesion dhe në Shqipëri, për të punuar në spitale larg vendbanimit të tyre, përveç pagës kanë edhe bonus mujor. Ky është fakt, siç mund ta dëshmojnë ata që janë sot në shërbim në spitale të ndryshme", tha Rama.

"A e di që vetëm broçkulla flet...", u dëgjua me vështirësi zëri i tij përmes transmetimit Live në faqen e kryeministrit në Facebook, por sërish Rama i dha një përgjigje duke lënë të kuptuar edhe shqetësimin që nuk u dëgjua për publikun nga ekrani.

"Po jepjani recetën atij..edhe kjo nuk e di a e dëgjuat por ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, unë mund t'i përgjigjem edhe asaj pyetjeve, se a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur, ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë për faktin se sot ndryshe nga deri dje studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje dhe këtë besoj e dini të gjithë ju që jeni studentë, dhe prindërit. Nëse ata të cilët janë të shkëlqyer kanë një trajtim të posaçëm, kanë një trajtim të dedikuar edhe ata të cilët vijnë nga familje me vështirësi ekonomike. Tek ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë me vështirësi ekonomike, dhe janë dëshmia më kuptimplotë e të vërtetës se vështirësitë ekonomike nuk janë justifikim, por nxitje se përmes notave të shkëlqyera pajisjen me armët e duhura për të nxjerrë edhe familjen e tyre nga varfëria ekonomike. Nuk mund të trajtohen njësoj ata që janë të shkëlqyer me ata që nuk shkëlqejnë", tha Rama.

"Mund të vazhdoni qetësisht, se pasi unë isha këtu nuk iu merr njeri më sysh", e mbylli kryeministri fjalimin e tij para studentëve.

Ora 19:25
Largimi i mjekëve, Manastirliu qetëson shqiptarët: Fenomen normal, në dy vite janë punësuar 400 mjekë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për fenomenin e largimit të mjekëve duke thënë se alarmimi në media është vetëm një anë e historisë, por ana tjetër e mirë është se vetëm në 2 vite janë punësuar 400 mjekë dhe 2200 infermierë. Manastirliu tha se fenomeni i largimit nuk është turp , por një gjë normale që ndodh dhe në vendet më të zhvilluara. Ministrja shtoi se prioriteti i qeverisë për studentët e diplomuar është punësimi i tyre dhe vetëm pak ditë më parë janë punësuar 79 mjekë të rinj për të shërbyer në çdo cep të vendit.

'Ne do të vazhdojmë punën ku pas Paktit të Universitetit do të vijojmë me punësimin tuaj. Këtë e treguam me plot 79 mjekë të rinj që janë punësuar pak ditë më parë për të shërbyer në çdo cep të vendit. Shumë prej jush kanë vendosur ta kryejnë kontributin e tyre këtu në venin e tyre. Keni dëgjuar të alarmuar se po ikin mjekët, por lëvizja e njerëzve nuk është fenomen i turpshëm por një fenomen normal që ndodh kudo edhe në vende më të zhvilluara. Po ashtu vetëm në dy vite janë punësuar 400 mjekë dhe 2100 infermiere që ofrojnë shërbimin e tyre në shëndetësi', tha Manastirliu.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë, ministrja Manastirliu pasi përmendi punët e qeverisë me ndërtimin e spitalit të ri kirurgjikal, tha se 'është ndërtuar edhe depo e re e barnave, ku studentët e farmacisë kryejnë praktikat e tyre. Kjo gjë nuk ka ekzistuar më parë.' Gjithashtu tha se pas zhbllokimit të specialiteteve 'është duke për një paketë mbështetje për mjekët për bonuset dhe lehtësimet e tjera për to.'  

Ora 19:08
Rama: 4 vjet pa specializime, fatkeqësia e trashëguar që largoi mjekët! Por jo më! Ikja e 'bluzave të bardha' trend kudo

Për kryeministrin Edi Rama fenomeni i largimit të mjekëve të rinj nga Shqipëria është një trend në të gjithë botën, ndërkohë që tha se e gjitha ishte një "fatkeqësi e trashëguar" siç ai u shpreh, nga mungesa për  vite e specializimeve.

"Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. Ishte fatkeqësi e trashëguar nga ndalimi i pashpjegueshëm për 4 vite i specializimeve që krijoi një boshllëk të madh mes nevojës dhe mundësisë për të përmbushur nevojën. Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjek të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë.

Sot që flasim janë 1500 infermierë në listë pritje, jo pas dyerve të partive, jo pas xhaketës së deputetit, jo në kërkim të krushkut apo kushëririt, por në portalin "Infermierë për Shqipërinë", pasqyrë transparente që nuk të lë të gënjesh. Ne nuk e kemi këtë problem. Patjetër, që jo këtu, po sot në shumë vende të Evropës, nga Kroacia , në Itali, në Spanjë e Portugali, e pastaj shtrihuni ku të doni në pjesën e re të Evropës vendet ish komuniste, lëvizja e mjekëve drejt Anglisë, Gjermanisë, vendeve të Evropës, është trend. E rëndësishme për ne është të garantojmë që këtu shqiptarëve që shkojnë të marrin shërbim mos t'i mungoi mjeku, infermierja dhe asnjë profesionist", tha Rama.

Duke iu drejtuar studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët sot mbajtën ceremoninë e diplomimit në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se "është bërë zakon të flitet pa respekt për ata që nën bluzën e bardhë shpëtojnë mijëra e mijëra jetë çdo vit", por shtoi se "më vjen mirë t'u them sot që hyjnë në rrugën e profesionit në kushte më të mira sesa ato që ishin për paraardhësit e tyre"

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O asl: 21/02/2020 10:57

    Per disa shqiptar edhe nona po ti iki ska problem vetem rama te rrI . Nuk ka aq polic as gjith bota me I lidh shqiptaret me këŕrbaç o hajRAM pasha

    Përgjigju
  • HASAN PORDHA: 21/02/2020 07:04

    Rrespekt per ate studentin trim qe foli te pakten i bani me dije problemin LIVE.

    Përgjigju
  • asl: 21/02/2020 06:11

    Ikin tani mjeket se jane kufizuar ryshfetet,po dhe atje ku shkojne do ti shtrohen punes.Dhe nje pjese e vogel do punoj ne zanatin e vet te tjret do punojne ndihmesa(pjesa me e madhe e kane marre shkollen me ryshfete).Me mire qe ikin te korruptuarit ikin.

    Përgjigju
  • koli: 20/02/2020 19:16

    MERR MASA O EDI RAMA ,,,mos u hiq sikur nuk e di,,,po na ikin mjeket e infiermieret ne gjermani ,,,dhe kemi fshatrat pa doktorre,,,duhet ti ngresh rrogen qe te mos ikin njerezit-doktorra-infiermier....

    Përgjigju
    • Dr. Deutchland: 20/02/2020 20:04

      Më vjen keq që ikëm dhe po ikin të gjithë dhe shteti ynë nuk e kupton... Kryeministri mjafton të pyesi në qendrat e kurseve të gjuhës Gjermane dhe kupton mirë sa mjekë e infermierë po ikin, dhe po flasim për njerëz ambiciozë në shumicën e rasteve jo për të dështuar që kënaqen me një 10 mij lekëshe bakshish që ju jep pacienti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?