Tiranë- Incidentet e ndodhura në dy ndeshje, mes të cilave edhe derbi i kryeqytetit, nuk i shpëtojnë ndëshkimeve të Komisionit të Disiplinës.
FSHF informoi sot (10 prill) se për episodet e dhunës në ndeshjen Flamurtari-Besa, Komisioni i Disiplinës ka dënuar vlonjatët me 300 mijë lekë gjobë dhe zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë.
Ndërkohë gjobave nuk i ka shpëtuar as Tirana dhe Partizani, për sjelljen e tifozërive në derbi, ndërsa të dy skuadrat duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF:
-KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
-KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
-FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
-FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
-KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
-AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
-AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Egnatia” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
-Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
-Flamurtari FC, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në pajisjet e sistemit VAR sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
-Lojtari i Eagle Football, Aldo Branica, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
-AS Himara, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kunder KF Klosi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
-Lojtari i KF Vllaznia U-18, Erhart Lilo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
-KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kunder FC Kinostudio U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
-KF Erzeni U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kunder FC Lushnja U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
-Lojtari i AF Elbasani U-17, Ervis Tafa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
-Lojtari i Laberia SK U-17, Angjelos Shehu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
-FK Pogradeci U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kunder FC Lushnja U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
-KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder AF Elbasani U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
-Flamurtari Futsall, për mos përmbushje të detyrimeve duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
-Lojtari i Flamurtari Futsall, Ardit Shehaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.
-Holle Tiranë U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Tiranë, kunder Selaci Junior U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
-Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Redin Malaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
-Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KKS Albanet, Erli Hoti, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Andrea Pjetri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Legjendat 9×9, Ledjo Hima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
A.Q/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?
-
Po
16.2%
-
Jo
74.8%
-
Nuk kam mendim
8.9%
Vota total: 671