Ish-deputeti demokrat, Romeo Gurakuqi ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një shkresë me firmën e Drejtorit së Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj që mban datën 30 janar 2020, ku i kërkon bashkisë Shkodër të njoftojë disa punonjës të saj, që sipas burimeve të Report Tv janë mbi 50, që të paraqiteshin në datë 5 shkurt, të mërkurën që kaloi për të dhënë deklarime në bazë të hetimeve që janë nisur për veprën penale ‘Pengim të zgjedhjeve’ dhe ‘shpërdorim të detyrës’ referuar incidenteve për procesin e 30 Qershorit.
Por të mërkurën ata nuk u paraqitën duke e shtyrë për javën që vjen. Por për ish-deputetin e PD-së, me këtë shkresë Niko Brahimaj po bën presion ndaj punonjësve në Bashkinë e Shkodrës, që drejtohet nga Voltana Ademi. Gurakuqi shprehet më tej se shkresa nuk ka të shënuar bazën ligjore dhe cilësimin, mbi bazën e të cilës është mbështetur hartuesi dhe nënshkruesi për ta urdhëruar një veprim të tillë thirrës. Ai vijon më tej duke thënë se “drejtuesi i policisë Shkodër nuk e ka të qartë, se thirrjet për dëshmi janë individuale, se ai nuk ka asnjë tagër thirrës dhe se kryetari i bashkisë nuk ka funksione lajmëruese”. Por përse është bërë kjo shkresë tani? Arsyet për demokratin janë dy. E para se tashmë është kohë vettingu në policinë e shtetit dhe e dyta po sipas tij besnikëria ndaj pushtetit.
“Jemi ne javen e pare te muajit shkurt 2020, kohe vetingjesh te kryepolicëve. Eshte ky nje angazhim besnikerie ndaj pushtetit ne muajin e rendesishem te farses se vetingjeve policore? Apo eshte nje levizje e urdhëruar politikisht, per te goditur administraten e mbetur te Bashkise se Shkodres, ne kohen e etjes se madhe te socialisteve krahinore (7% uzurpues i Parlamentit Krahinor) per kapje te metejshme te hapesires publike ne qytet? Ne cilesine e perfaqesuesit te ligjshem te Shkodres ne Parlamentin e Shqiperise (2017-2021), i bej thirrje zotit Brahimi te kerkoje falje publike per tejkalimin e kompetences, te betohet se do te shmange cdo veprimtari, qe bie ndesh me te drejtat e njeriut dhe legjislacionin shqiptar ne fushen e procedures hetimore dhe se per kohen e mbetur ne Shkoder do te angazhohet vetem ne lufte kunder ilegalitetit dhe jo kunder shtetasve te qete, paqesor dhe te pervuajtur te nje komuniteti me veshtiresi te medha jetesore” shkruan ai. Para zgjedhjeve dhe ditën e procesit në Shkodër u shënuan disa incidente.
Dokumenti i firmosur nga Niko Brahimaj, drejtori i policise Shkoder|
Postimi i plote i ish-deputetit te PD-se Romeo Gurakuqi
Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ne Shqiperi dhe posacerisht ne Shkoder jane perkufizuar nga institucionet me te rendesishme monitoruese europiane, si jodemokratike dhe nje farse elektorale e kapjes se te gjitha pushteteve nga ana e delegateve socialiste te caktuar nga KM. Skenari i instalimit te ketij "delegacioni kapes" ne Shkoder deshtoi ne nje mase te madhe, por gjithsesi skenat e perplasjes me perdorim te LHL ne Pjacen e Shkodres, vendin tradicional vllaznor te takimit te perditshem te zonjave dhe zoterinjve shkodrane, ne javen paraprirese te "procesit elektoral", kujtimi i trishte i skuadres se levizshme ilegale te makinave me xhama te zi pa targa pasdreken dhe naten e 29 qershorit, do te mbeten te pashlyeshme ne kujtesen tone qytetare. Te dyja keto ngjarje te renda, qe cenuan harmonine dhe paqen qytetare, sigurine publike ne qytetin dhe qarkun e Shkodres dhe qe jane te karakterizuara nga veprime te urdheruara qartazi dhe mosveprime te paarsyetuara,ndodhen ne kohen kur ne komanden policore ne Shkoder gjendej/gjendet zoti Niko Brahimi, Drejtor i Policise se Qarkut. Mirepo, historia e 30 qershorit, per "ushtaret" e bindur te pushtetit nuk paska marre fund asokohe.
"Pengu" i goditjes disproporcionale dhe i perdorimit te kamufluar te forcave te treta te paidentifikuara ndaj qytetareve te Shkodres ka nxitur hapjen e nje kapitulli te trete. Jemi ne javen e pare te muajit shkurt 2020, kohe vetingjesh te kryepoliceve, 8 muaj pas aktit burracak te perdorimit te dhunes se makinave me xhama te zi (e kam njoftuar personalisht MPB qe ne oren 14.00 te dates 29 qershor mbi ekzistencen e skuadres se armatosur me makina pa targa) dhe nje shkrese eshte drejtuar ne Bashkine Shkoder per nje liste punonjesish, qe duhet te paraqiten per llogaridhenie te kalueme. Shkresa nuk vjen nga Prokuroria, as nga Oficeret e Policise Gjyqesore te deleguar, sikur e parashikon K. Pr. P., por nga vete drejtori i policise Shkoder, zoti Brahimi. Po ashtu, shkresa nuk ka te shenuar bazen ligjore dhe cilesimin, mbi bazen e te ciles eshte mbeshtetur hartuesi dhe nenshkruesi per ta urdhnuar nje veprim te tille thirres. Per me teper, ne kundershtim me KPr. P., urdherohet institucioni i Kryetarit te Bashkise Shkoder te kryeje procedurat lajmeruese. D.m.th., drejtuesi i policise Shkoder nuk e ka te qarte, se thirrjet per deshmi jane individuale, se ai nuk ka asnje tager thirres dhe se kryetari i bashkise nuk ka funksione lajmeruese. Koha kur Policia e Deges se Puneve te Brendshme dhe Kryetari i pushtetit vendor ishin nen nje komande dhe mbeshtesnin bashkarisht vijen e Komitetit te Partise se Rrethit ka marre fund prej gati 30 vitesh.
Te gjithe bejme pyetjen pse u kujtua sot Drejtori i Policise Shkoder per te hartuar nje shkrese te tille? Eshte ky nje angazhim besnikerie ndaj pushtetit ne muajin e rendesishem te farses se vetingjeve policore? Apo eshte nje levizje e urdhnuar politikisht, per te goditur administraten e mbetur te Bashkise se Shkodres, ne kohen e etjes se madhe te socialisteve krahinore (7% uzurpues i Parlamentit Krahinor) per kapje te metejshme te hapesires publike ne qytet? Ne cilesine e perfaqesuesit te ligjshem te Shkodres ne Parlamentin e Shqiperise (2017-2021), i bej thirrje zotit Brahimi te kerkoje falje publike per tejkalimin e kompetences, te betohet se do te shmange cdo veprimtari, qe bie ndesh me te drejtat e njeriut dhe legjislacionin shqiptar ne fushen e procedures hetimore dhe se per kohen e mbetur ne Shkoder do te angazhohet vetem ne lufte kunder ilegalitetit dhe jo kunder shtetasve te qete, paqesor dhe te pervuajtur te nje komuniteti me veshtiresi te medha jetesore.
O Romeo historiani!! Nuk therret Nikoja por te therret ligji!! Injorante gjithe jeten!! Nuk keni te pakten nje jurist te shkoqite gjerat??! Nuk e sheh qe ka filluar nje procedim penal dhe prokuroria udheheq hetimet??! Ka caktuar dy oficere gjyqesore te kryeje hetimet dhe pengojini poju a mbajti!!
Përgjigju