Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar për incidentet që ndodhën gjatë ndërhyrjes së IKMT për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”.
Meta thotë se ndaj banorëve të Unazës së Re është ushtruar dhunë, duke e cilësuar si patolerueshme ndërhyrjen e IKMT.
Kreu i Shtetit u ka bërë thirrje banorëve që të ruajnë qetësinë, ndërsa ka kërkuar që palët të ulen menjëherë për të dialoguar.
Reagimi i Metës:
E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.
U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.
Lajmi kryesor: