Kronikë

Incidentet tek Parlamenti, shoqërohen dhe lirohen 10 protestues të opozitës

26 Maj 2019, 12:06| Përditesimi: 26 Maj 2019, 12:08

  • Share

Nga protesta e ditës se djeshme, janë shoqëruar 10 persona në komisariatin nr.1 në Tiranë, dy prej të cilëve i përkisnin Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Mbas shoqërimit, janë proceduar në gjendje të lirë.

Protesta e ditës së djeshme, e cila zgjati dy ore e gjysmë, u konsiderua si një protestë paqësore. Por incidente të vogla nuk munguan, kur protestuesit u zhvendosën nga kryeministria drejt parlamentit.

Aty protestuesit qëlluan me gur drejtë efektivëve të policisë dhe shkulën gardhin metalik. Policia bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë, dhe ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i cili qetësoi protestuesit dhe bëri thirrjen për tu drejtuar drejt selisë se PD, aty ku u përmbyll dhe protesta.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?