Në dhjetor të vitit të kaluar, teksa Kryeministri Rama udhëtonte nga Gjermania në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një incident në bordin e avionit të kompanisë gjermane të fluturimit Lufthansa.
Sipas asaj që shkruan sot gazeta gjermane ‘Spigel’ incidenti ka nisur për shkak të një debati për vendosjen e maskës. Por që ka përfunduar në fakt me kërkim ndjesë nga vetë kompania për shkak të sjelljes jo të denjë të stafit të kompanisë së fluturimit. Vetë kompania në letrën që i kërkon ndjesë Ramës qorton punonjësit e saj, duke e konsideruar sjelljen e tyre të papranueshme.
“Në emër të Lufthansa German Airlines, kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni zbritur nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ka shkaktuar kjo ngjarje. Ne ju kërkojmë ndjesë veçanërisht juve dhe familjes suaj, për sjelljen e papërshtatshme, pa ndjeshmërinë dhe maturinë e nevojshme të disa anëtarëve të ekuipazhit”, thuhet në letrën e kërkim ndjesës.
Por këtë lajm që mori dhënë në disa nga mediat shqiptare ka reaguar edhe drejtori i Agjencisë për Mediat dhe Informimin, Endri Fuga, i cili ka shpërndarë edhe dokumentin që vërteton kërkimin e ndjesës.
“Lajm i vjetër, për një incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtareve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, ka shkruar Fuga.
Sipas versionit të dhënë në Spigel sot Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë dhe pas debatit me stafin dhe pilotin ka ardhur edhe policia. Madje sipas gazetës gjermane Rama u shoqërua nga policia federale. Por gazeta nuk përmend kërkimin e ndjesës nga ana e kompanisë gjermane, e cila në fakt i ka dhënë fund gjithë çështjes.
O Toni.duhet qe PS-ja te hape vete nje dyqan sufllaqesh se kaq shume patronazhistash qe ka mund te kete me pak humbje. E keqja eshte se keta qenkan dhe llupsa te medhenj,diskutojne nga 3-4 here qe te hane nga 3-4 sufllaqe.
PërgjigjuKshu eshte kur rri me Erdogansat dhe Vuçiçat…”Trego me cfar shokut rri, te tregoj kush je”
PërgjigjuNuk esht rastesi kjo qe ndodhi e as ka lidhje me masken hic. Ai esht nje degjenerim qe i behet atij personi e jo kombit shqiptar. Kollaj ato milionat e eurove qe i ka vjedhur olsi rama me bursat gjermaneve. Nje dit do paguhen te gjitha nje me nje se nuk te falin kollaj ata, ska shaka me miellin e gjermanit...
PërgjigjuLabmi eshte mese i vertete. Madje eshte zbritur i gjithe delegacioni nga avioni dhe jane nisur me avionin tjeter te radhes. Sa turp per kete kryeminister qe kemi
PërgjigjuSE MOS NXORRI GJE LEK NGA XHEPI
Hala se keni marre veshte se ne skena vler si shtet dhe talle me ne. Nje popull si zene venin e para ne EU per emigracjon
PërgjigjuIncidente qe ndodhin po mediat e katranosin vetem per panik turp qe nuk nxjerrin dicka te hajrit
Përgjigju....1 sufllaqe
Guzhina e te ashtuquajturave lajme,alla halldupe,kur sdine as te thone mirmengjes shqiptaret vec te vjellin inat per kedo,pffff
Përgjigju....2 sufllaqe
Ky kujton se ka tè bèjè me haremin e baxhellave qè mban rreth vetes, qè i bèjnè fresk dhe peqe-lepe, qè iu duhet tè qeshin pèr qyfyre bajate dhe qè e shikojnè atè sikur tè ishte shpètimtar. Nè Gjermani,,,,kush èshtè njè kryeministèr Shqipèrie nè Gjermani? Njè ASKUSH qè i thotè vetes jam DIKUSH. Ku pèrfundon loja? Me zbritjen e "kryeministrit" nga avioni dhe shoqèrimin e tij si njè keqbèrès. Kush humb reputacion? SHQIPÈRIA. "Kèrkimi i ndjesès" nè kètè formè nga LUFTHANSA,èshtè njè procedurè pèr tè fshirè prapanicat, asgjè tjetèr. Ata qè mendojnè se "gjermanèt kèrkuan falje", nuk kanè kuptuar asgjè nga bota. Shkurt,,,ky nuk èshtè kryeministèr por njè i papèrgjegjshèm. Kèta Endri Fugat qè i bèjnè pastruesin e komunales mbrapa, shèrbètorè pa shtyllè kurrizore.
PërgjigjuMire ja kane bere. Mos ti kerkonin falje fare. Se jane mesuar ketu qe hiqen si zoti.
PërgjigjuKriminel e jo km m…
PërgjigjuKa rregulla andej plako ! Pavaresisht ofiqit, te gjithe jane te barabarte dhe keshtu behet shteti. Kapiteni, pasi ky nuk e ka degjuar stuardesen, ka shkuar t'i thote mbaj masken. Ai ncuq. E kane zbritur dhe hipur ne avion tjeter. Ndjesa eshte kerkuar ne forme politese dhe jo s'e kane bere ndonje gabim, thjesht kortezi. E ku qendron problemi ketu !?
PërgjigjuUn kam udhetuar vete me lufthansa dhe keto punen e maskes e kane vetem per tu kapur kot se hyne njerez me maska 30 lekshe edhe nuk i thone gje po edhe ju media vl qe sdini ca t beni dhe merreni me keto budallalleqe
Përgjigju.....3 sufllaqe
Ajo kompani e kishte te shpeshte sjelljen e pahijshme ndaj udhetareve!!
Përgjigju....4 sufllaqe
E shihni qe ishte lajm fake Merruni me ukrainen dhe luften ose krizen e gjera te tilla e lerini thashethemet te diskutohen me grate e pallatit.
Përgjigju....5 sufllaqe
Po nuk i lexojne kurr gjerat derine fund dhe marrin zjarr kot, ku te kapen portalet turp per to
PërgjigjuO Toni, po numeron kafshatat apo ke neps per sufflaqe
.....6 sufllaqe