Bota

Incidenti 'hot' i profesorit të fizikës në Zoom, bëhet virale në mediat sociale

29 Prill 2021, 12:26| Përditesimi: 29 Prill 2021, 12:31

  • Share

Incidentet me Zoom nuk kanë të sosur. Kësaj here viktimë ka qenë një mësues në Kolumbi, i cili gjatë orës së mësimit të Fizikës, ka vendosur fytyrën në gjoksin e bashkëshortes dhe e ka puthur atë, i pavetëdijshëm se kamera e kompjuterit të tij ishte e hapur dhe nxënësit u bënë dëshmitarë të skenës intime.  

Ruben Dario Parra Zuleta e puthi gjoksin e bashkëshortes së tij gjatë orës mësimore për lëvizjet lëkundëse në institucionin arsimor “San Vicente” të qytetit Palmira. Sjellja e mësuesit u incizua nga një nxënëse që ishte e lidhur në Zoom dhe më pas i shpërndau pamjet në rrjetet sociale.

Shkolla pranoi se mësuesi i saj është sjellë në mënyrë jo të duhur para nxënësve, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim rreth këtij incidenti, shkruan RT.

Mësuesi kërkoi falje për veprimin e tij, duke thënë se ka bërë një gabim serioz pa e ditur se kamera ka qenë duke incizuar në atë kohë.

Incidentet me aplikacionin Zoom janë bërë mjaft të shpeshta gjatë pandemisë, pasi njerëzit aksidentalisht po shfaqin më shumë sesa kanë për qëllim. Vitin e kaluar, një politikan argjentinas u detyrua që të jepte dorëheqje nga kuvendi pasi u incizua duke bërë një veprim të ngjashëm me atë të mësuesit nga Kolumbia.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?