Tiranë- Zbardhet ekspertiza paraprake në lidhje me ngjarjen ku 3 efektivë të “Shqiponjave”, qëlluan me armë drejt një makine tip "Audi", ngjarje e ndodhur më 8 Mars të këtij viti në aksin Tiranë-Fushë-Krujë dhe e zbardhur rreth dy javë më parë.
Referuar ekspertizës, një nga predhat e gjetura më automjet rezulton të ketë dalë nga arma e shërbimit të efektivit Rezart Berberi, i shpallur në kërkim. Dyshohet që drejt mjetit të jetë qëlluar edhe nga një koleg i tij, por predha është dëmtuar dhe ekspertiza nuk e ka vërtetuar dot nëse është qëlluar nga arma e njërit prej 2 policëve në vendngjarje, Elton Dokollari apo Fliruan Zeneli.
Prokuroria e Tiranës dhe AMP nisën hetimet dhe më 24 Shtator shpallën në kërkim Berberin dhe proceduan në gjendje të lirë dy kolegët, teksa edhe u pezulluan nga detyra, kurse ngjarja u publikua më 23 Shtator.
Në makinë janë konstatuar 6 vrima, që dyshohet se janë shkaktuar nga 3 plumba, kjo për faktin se kanë depërtuar brenda, duke rrezikuar jetën e shoferit dhe shokut të tij. Në denoncimin e tij, qytetari pretendon se është ndaluar nga efektivët për kontroll dokumentesh.
Ai shton se u ka dhënë dokumentet dhe u ka kërkuar të largohet shpejt, pasi kishte djalin në spital, fakt i provuar nga grupi hetimor. Sipas tij, në këto momente, një prej efektivëve i ka vënë pistoletën në gjoks dhe i ka kërkuar të zbresë nga mjeti, pasi dyshonin se kishte armë.
Referuar dëshmisë së tij, ka pranuar që të zbresë dhe u ka kërkuar t'i heqë armën nga gjoksi dhe të dilte jashtë. Por, sapo një prej policëve ka hequr armën, i ka dhënë gaz mjetit dhe është larguar me shpejtësi.
Në këto momente efektivët kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Policët e Shqiponjave më pas kanë bërë kallëzim për mosbindje ndaj punonjësit të policisë, por e kanë fshehur faktin se kanë qëlluar me armë. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit e ka kallëzuar ngjarjen në prokurori.
Episodi i rëndë është shënuar në 8 mars të këtij viti në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë. Tre policët e “Shqiponjave”, ndaluan një automjet për kontroll rutinë
Rezart Berberi është ende në kërkim, kurse kolegët e tij inspektorë, Elton Dokollari, 46 vjeç dhe Fliruan Zeneli 37 vjeç, janë në masë “detyrim paraqitje”, të dyshuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, moskallëzim krimi, falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Te dy palet jane fajtor,policet qe nuk qelluan gomat,por ne makine duke rrezikuar shoferin e shokun e tij dhe shoferi rrezikoi jeten e vet e te shokut ne makine duke mashtruar policet,u tha do te dilte nga makina,po t'i hiqnin armen,por i dha gazit.Vertet i kishin dokumentet e tij ne dore po c'vlere kane kur personi /fluturoi/ e mund te mos gjendej dhe sot e kesaj dite, sic nuk eshte gjetur akoma polici qe qelloi mbi te?! Ai kishte femijen ne spital,por ne ate moment kush do t'a besonte se e kishte vertet,apo nuk kishte arme,ose droge te fshehura ne makine?! A mund te besohet me nje njeri qe genjeu kur tha qe do te dal nga makina,po te me hiqni armen nga gjoksi,por qe ne te vertete i dha makines /full-speed/?! Shqiptarce kesaj i thone /I preu ne bese/!
PërgjigjuProblemi eshte qe duhet qelluar aty kur eshte e nevojshme dhe i rrezikohet jeta.por kto gjuajn aty kur sduhet.
PërgjigjuKa shkelur urdherin e ndalimit. Efektivet nuk kane asnje faj, kane kryer detyren. Ne USA do ishte denuar dhe perndjekuyr edhe nga helikopteri deri sa te kapej, pavaresisht se kishte arsye qe mund te ishte e drejte ndoshta dhe jo. Ai mund te kete pasur dicka te paligjshme dhe e ka hequr rruges. Nuk kishte emergjence pasi djalin e kishte ne spital dhe nuk po e transportonte per ne spital. Efektivet kane kryer detyren. Nqs perdhoset keshtu efektivi kur zbaton ligjin nuk ka shtet.
PërgjigjuNe Shqiperi nuk duan shtet shqiptaret, kur jane ne Amerike as nuk ju shkon ne mendje dicka e tille sa te mbushin koken me plumba policet amerikane e pastaj te pyesin si e kishe hallin. Eshte kot tu mbushesh mendjen, nuk te besojne.
O debil si qelloke me arme zjarri ti kunder nje mjeti civil ne largim, kur nuk te rezikohet as jeta asgje, o debil muti, kta sjan police kta jan kriminel me uniforme dhe duhet shkojne ne burg. Po pse o hall te madhe kishin ata ta gjenin botin pas 1 ore?
Ça urdhër ndalimi thua o debil polic!
Se kuptoj si mund te shkruash kte gje. Vendose veten ne ate situate. Nuk eshte far west amerikan, efektiv ka kryer krim qe nga momenti qe ka prekur armen. Por maskarenj si puna e jote jane fatkeqesia e ketij vendi.