Bota

Incidenti i paprecedentë! Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares (VIDEO)

26 Mars, 17:20| Përditesimi: 26 Mars, 17:26

  • Share

Një incident mes ish-kryeministrit Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici është bërë viral në Itali.

Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.

Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti i papërshtatshëm.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues.

Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?