Aktori Alec Baldwin

Bota

Incidenti i rëndë gjatë xhirimeve të filmit, Bashkëshortja e Alec Baldwin: Po 'përndiqet' nga vdekja e kineastes

2 Nëntor 2021, 23:04| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 23:06

  • Share

Gruaja e aktorit Alec Baldwin, Hilaria, ka treguar se ai është në gjendje aspak të mirë, pasi aksidentalisht vrau kineasten Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit "Rust".

Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj po 'përndiqet' nga vdekja e Hutchins pas incidentit më 21 tetor që ndodhi në Santa Fe, New Mexico

"Ai nuk thuajse nuk fle, është thjesht i përhumbur nga vdekja e Halynws", ka thënë ajo.

Aktori po përpiqet të mbështesë familjen e Hutchins, e cila la pas bashkëshortin, Matthew dhe djalin e tyre nëntë vjeçar Andros.

Aksidentalisht, me një armë që nuk supozohej të ishte e mbushur me plumba të vërtetë, Baldwin qëlloi Hutchins, e cila u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti regjisori i filmit, Joel Souza.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?