‘Provokim nga Partia Demokratike’ e ka cilësuar drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla incidentin e ndodhur në Elbasan ditën e sotme.
Balla shkruan se meqënse Basha flet për banda, sot ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve!
‘Të dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëherë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot.
Meqënëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve!
Elbasanllinjtë që kurrë s'janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë! Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë pergjigjen për këtë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turperuan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!’- shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
Përplasje fizike në Elbasan! Militantë të PD të organizuar thërrasin 'Rama ik', reagojnë socialistët! Rama: Turma ulëritëse me flamuj partie si 100 kopje të Ilir Metës! Basha: Ishin bandat e tij
M.Q./ReportTv.al