Momenti kur futbollistët e Polonisë qëllohen me shishe në stadiumin 'Air Albania'

Sport

Incidenti në ndeshjen e Polonisë në 'Air Albania', Shqipëria ndëshkohet me 150 mijë franga dhe ndeshja me Andorën do të luhet pa tifozë! FSHF: Do e ankimojmë

22 Tetor 2021, 19:22| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 20:09

  • Share

TIRANË- Incidenti gjatë ndeshjes me Poloninë, ku tifozët e kombëtares hodhën shishe uji ndaj futbollistëve polakë, do t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbollit 150 mijë franga dhe ndeshje pa tifozë me Andorrën. 

Në një njoftim për mediat, Presidenti i FSHF Armando Duka ka shprehur keqardhje për ndëshkimin, ndërsa premton se do të marrë masa që incidente të tilla të mos përsëriten. Po ashtu, ai bëri të ditur se Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.

"Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.

Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve. FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare. Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara", njofton FSHF

Incidentet ndodhën gjatë ndeshjes së 12 tetorit me Poloninë, në stadiumin “Air Albania”, ku pas golit të shënuar nga kundërshtarët, tifozët shqiptarë hodhën shishe uji në fushë, duke çuar në ndërprerjen e lojës. Ndeshja u mbyll në rezultatin 1-0 për skuadrën polake.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ornela suli: 23/10/2021 07:43

    Tu rrite paga dhe pesionistve qe nuk ju mjaftiojn lek qe mar ..ato lek jan vetem per ilace po per te ngren per te paguar uji drita ...nuk duan ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?