Mediat e huaja për incidentin në Gramsh Incidenti i Gramshit nuk kaloi jashtë vëmendjes së mediave ndërkombëtare.
Në kryeartikullin e saj Zëri i Amerikës shkruar se 2 rusë dhe një ukrainas kanë hyrë në Uzinën e armëve, dhe më pas janë arrestuar nën dyshimet për spiunazh.
Edhe agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Shqipëria ka arrestuar dy rusë dhe një ukrainas, teksa tentuan të hynin në fabrikën ushtarake të Gramshit.
Edhe “The Guardian” dhe Daily Mail i kanë kushtuar një vëmendje të konsiderueshme kësaj ngjarjeje duke theksuar dyshimet së 2 rusët dhe ukrainasi të cilët sulmuan ushtarët me spraj kimik, ishin agjentë.
Ngjarja në Uzinën ushtarake në Gramsh është trajtuar me rëndësi jo vetëm nga mediat në Shqipëri, por edhe në botë. E përditshmja britanike “Express” ka botuar një artikull me titull: Putin poshtërohet pasi spiunët rusë kapen në flagrancë duke hyrë në uzinën e armëve në Shqipëri.
Më poshtë, shkrimi shpjegon ngjarjen, ndërsa u referohet edhe reagimeve të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Kryeministrit Edi Rama.
“Një nga të dyshuarit meshkuj sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme”, shkruan “Express”.
Pavarësisht se tre të arrestuarit, të dyshuar për spiunazh i mohojnë akuzat, hetimet vazhdojnë nën dyshimet mbi pretendimet se janë blogerë që fotografojnë ambiente ushtarake, vijon më tej shkrimi.
Qeka poshteru Putini,avash i çik mos e inatosni se na lëshon ca hipersonike qe ta bëni men mire her tjeter kur te shkruni kumbulla per i peshkaqen si ai
Përgjigjuhttps://youtu.be/r6GOEZQSxHA urbanex
PërgjigjuKu eshte uzine ajo,hahahaha. Hala jetojne me lavdine komuniste ku kishte uzine armesh,tani tu rrojne germadhat
PërgjigjuReklamë per kryesociopatin shqiptar. Kushedi sa eshte paguar?????
PërgjigjuPo pra qr u prisja te shifja lajmin si foto e pare vec kur del psikopati!