Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket rrezikut të fatkeqësive natyrore, të tilla si përmbytjet dhe zjarret, sipas Indeksit Botëror të Rrezikut. Vendi ynë ndiqet nga Holanda, ndërsa vendet e tjera kanë rrezik të ulët.
Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2. Studimi po ashtu tregon se nga viti 1995, një mesatare prej 30,000 personash prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tone.
Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë. “Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë.
Ndryshimet klimaterike kanë rritur shqetësimin se mund të shtojë më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.
Aktualisht vendi ynë dhe shumë vende të tjera po përballen me temperatura të larta, por edhe me zjarre të gjelbër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Këto të fundit janë cilësuar si të qëllimshme, por nxehtësia që ka përfshirë vendin i ka favorizuar.
Shqipëria është përfshirë prej më shumë se dy javësh nga flakët nga veriu në Jug, ka përjetuar përmbytje të shumta muajt e fundit ndërkohë që vazhdon procesi i rindërtimit nga tërmeti i nëntorit 2019.