Sipas të dhënave të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i tretë më i lirë në rajon, ku me kostot më të lira rezulton Prishtina dhe më pas Shkupi. Më i shtrenjti në rajon është Podgorica, me 44.68 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Beogradi me 43.99; Sarajeva me 42.50, Tirana me 39.33, Shkupi me 38.51 dhe Prishtina me 29.25.
Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme.
Numeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018.
Indeksi i kostos së jetesës nga Numbeo është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia.
Përllogaritja e pikësimit të indeksit bëhet në raport me Nju Jork (SHBA). Që do të thotë se për New York City, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë prej 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qiratë qyteti janë 20% më shtrenjtë se në New York City. Nëse një qytet ka indeks të qirasë prej 70, kjo do të thotë në një mesatare se qiratë në atë qytet janë 30% më pak të shtrenjtë se në Nju Jork.
Një studim i mëparshëm, sa i përket kostot së jetesës, është kryer nga Traveltables.com. Sipas tyre, Shqipëria kategorizohet në grupin e dytë të kostove të jetesës, e krahasuar me çmimet mesatare botërore, sipas së cilës, kostoja e jetesës arrin 61% të kostos mesatare botërore.
Për shtetet rajonale, të dhënat tregojnë se Maqedonia ka koston e jetesës më të lirë në Ballkan, sa 55% e kostos mesatare botërore; Mali i Zi 73%, ndërsa Serbia dhe Bosnja 62%. Monitor
d.b/shqiptarja.com