Indeksi i Kujdesit Shëndetësor, Shqipëria e parafundit në Europë në 6 mujorin e parë të 2020

11 Gusht 2020, 08:11| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 08:15

  • Share

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor. Numbero, portali global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor në botë, ka bërë përditësimin e vendeve të botës në lidhje me kujdesin shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 për periudhën janar-qershor.

Ajo që vihet re është se Shqipëria në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë  53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë në Europë, ndërsa një vend para është Serbia.

Ndër vendet e para për sistemin shëndetësor në Europë janë Franca, Danimarka dhe Spanja me indesin më të lartë të kujdesit shëndetësor të marrë për 6 mujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa sipas hartës   vendet e Europës Lindore dhe Juglindore raportohet se kanë sisteme të dobëta të shëndetit.

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Indeksi matet me dy mënyra, me vlerësimet e përdoruesve të shërbimeve dhe të ekspertëve. Në të dyja vlerësimet Shqipëria renditet e parafundit në Europe dhe 10 vendet me sistemin me dobët shëndetësor ndër 100 vendet e marra në studim.

Harta e botës për Indeksin e Kujdesit Shëndetësor

Renditja e vendeve

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?