Foto ilustruese

Finlanda vendi më i lumtur në botë për të 7-in vit radhazi! Shqipëria renditet e 87-ta

20 Mars, 07:44| Përditesimi: 20 Mars, 09:42

  • Share

Finlanda kryeson sërish Raportin Botëror të Lumturisë për vitin 2024. Për të 7-in vit radhazi Finlanda renditet si vendi i parë më i lumtur në botë. Raporti mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.

Vendi ynë renditet në vendin e 87 sa i përket lumturisë, duke rënë 5 vende në krahasim me vitin 2023 kur ishte në vendin e 83-të të listës. Sa i takon grupmoshave, Shqipëria deri në moshën 30 vjeç ka një përmirësim duke kaluar në vendin e 66-të, krahasuar me një vit më parë ku renditej e 80-ta, ndërsa për moshat 60 vjeç e lart indeksi e liston vendin tonë të 100-in. 

Ndërkohë, Kosova renditet në vendin e 29 për indeksin e lumturisë, rritje krahasuar me një vit më parë kur ishte renditur në vendin e 34. Për grupmoshën deri në moshën 30 vjeç Kosova është renditur në vendin e 23, ndërsa për të moshuarit 60 vjeç e lart renditet në vendin e 39.

Sa i takon vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia renditet në vendin e 37-të, Bosnje Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 76, dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 84. Greqia renditet në vendin e 58-të, Kroacia në vendin e 63 apo Italia në vendin e 42-të. 

Vendet nordike kryesojnë listën si vendet më të lumtura. Sipas raportit, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vende ku të moshuarit tani janë dukshëm më të lumtur se të rinjtë, ndërsa Portugalia dhe Greqia tregojnë modelin e kundërt.

Lumturia në mesin e të rinjve, të moshës 15-24 vjeç, gjithashtu ka rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore panë rritjet më të mëdha. Studiuesit zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980. Në këtë kontekst, studiuesit argumentojnë se evropianët e rinj dhe amerikanët e veriut po kalojnë një fazë që i ngjan një “krize të moshës së mesme”.

Britania ra në renditje, e cila ishte në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania ose Republika Çeke, si dhe SHBA-të, të cilat ranë 8 vende në krahasim me vitin 2023. Në vit më parë SHBA-të ishin në vendin e 15 ndërsa këtë vit në vendin e 23-të. Holanda (nr. 6), Luksemburgu (nr. 8), Zvicra (nr. 9) dhe Australia (nr. 10) mbyllin 10-shen e parë. Afganistani mbetet vendi më i ulët në botë për lumturinë. Në fund renditen edhe Libani, Lesoto, Sierra Leone dhe Kongo.

Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende, bazuar në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që ata përjetojnë. Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021-2023.

20 vendet më të lumtura në botë në vitin 2024
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Suedia
5. Izraeli
6. Holanda
7. Norvegjia
8. Luksemburgu
9. Zvicra
10. Australi
11. Zelanda e Re
12. Kosta Rika
13. Kuvajti
14. Austri
15. Kanada
16. Belgjika
17. Irlanda
18. Çekia
19. Lituani
20. Mbretëria e Bashkuar

Renditja për vendet më të lumtura, Shqipëria në vendin e 87-të
 

Renditja për lumturinë për moshat nën 30 vjeç, Shqipëria në vendin e 66-të
 

Renditja për lumturinë për moshat mbi 60 vjeç, Shqipëria në vendin e 100

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?