Pensionin mesatar në Shqipëri e ndan vetëm 265 lekë nga minimumi jetik. Me indeksimin prej 4.1% që do të pësojnë pensionet nga 1 tetori 2024, pensioni mesatar në vend do të rritet nga 18,341 lekë/muaj në 19.092 lekë në muaj.
Praktikisht rritja është me 24-25 lekë në ditë ose 751 lekë në muaj, duke bërë që me këtë indeksim pensioni mesatar të jetë vetëm 265 lekë më i lartë se kufiri i përllogaritur nga INSTAT prej 18,827 lekë/muaj për të mos u konsideruar i varfër. Pavarësisht këtij indeksimi, hendeku paga-pension mbetet i lartë. Pensioni mesatar pas këtij indeksimi është sa 47.5% e pagës minimale që ka vendi prej 40 mijë lekësh. Kjo diferencë është e më i lartë nëse marrin si referencë rrogën mesatare. Pagesa mujore e një pensionisti përllogaritet sa 25.4% e rrogës mesatare që në fund të qershorit ishte 75.114 lekë.
Pasojat e rënda të mos pagesës së plotë të kontributeve, si rezultat i pagave të nëndeklaruara kanë nisur të ndjehen në xhepat e moshës së tretë, të cilët po përballen me pensione të ulta, madje edhe më të ulta se pensioni mesatar. Pensionet e reja të lidhura në 2023-shin ishin mesatarisht 15,560 lekë ose sa 39% e pagës minimale, apo sa 20.7% e pagës mesatare të vendit. Logjikisht pensionet e reja duhet të dalin më të larta, për shkak të rritjes së shpejtë të pagave në dekadën e fundit dhe detyrimit për t’i deklaruar të plota në bankë, e që duhet të sillte formalizim e pagesë të drejtë të kontributeve nga punëdhënësi, por në fakt nuk është dhënë efekti i pritshëm.
Për shkak të vlerës së ulët të kontributeve apo të mospagimit fare të tyre, me mijëra qytetarë që do dalin në pension rrezikojnë të kenë të ardhme të varfër. Aktualisht në vend marrin pension pleqërie 590 mijë qytetarë, por nga këto afro 50% ose 294 mijë marrin pension të pjesshëm, kjo për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta.
E perzute rinine me gjashtqinmije deri shtarqindmije per nje dekad e gjysme kjo rini ishte krah Pune dhe ishte kontribute ! Apo çe do rinine thuaj , nejse!
Përgjigju